Lidhu me ne

Mix

Kujdes me xhelozinë! Mund të shkatërroni lidhjen tuaj

Kur e dashuroni vërtet dikë është e vështirë të kontrollosh edhe xhelozinë, por mos harroni se meshkujt nuk i duan këto sjellje xhelozie të partneres.

Kur i dashuri juaj lë celularin në tavolinë kur është duke bërë dush a vraponi të lexoni mesazhet? Nëse po, atëherë kjo do të thotë që ju nuk e besoni atë.

Është normale ta pyesni se kujt po i shkruan kur jeni ulur pranë njëri-tjetrit por nuk është e nevojshme të bëni kërkime në gjithë inbox-in e tij të mesazheve apo emaileve kur ai nuk është prezent.

Kjo do të thoni që ju nuk keni besim tek ai dhe pse duhet të qëndroni me një person që mendoni se ju mashtron?

Kur bëni ‘shefen’

Disa meshkuj nuk vënë re fjalët tuaja se çfarë ata duhet të veshin apo duhet të hanë, por nuk tolerojnë kur i thoni se me kë duhet apo jo të dalin. Nëse ju gjithmonë i ulërini atij për ndonjë mikeshë kjo nuk e bën të lumtur. Mund ta kuptojmë zemërimin tuaj kur mikesha në fjalë është ish e dashura, por nëse e ke të qartë që është thjesht mikeshë, lëre mënjanë zemërimin dhe xhelozinë, shkruan Telegraf.

E telefononi vazhdimisht

Është normale që të telefonosh apo t’i shkruash atij 1 ose 2 herë në ditë. Por nëse e telefonon çdo orë që kalon, për të kuptuar se ku ndodhet dhe çfarë fshihet pas zërave pranë tij, marrëdhënia juaj është në rrezik. Nëse nuk keni besim te ai, kjo lidhje se ka të gjatë!

Pyetje kurioze

Kur ai kthehet nga shtëpi e ndonjë shoku a i bëni atij një kuiz se çfarë bën ata sepse ti në të vërtet nuk beson që ai ka qenë me shokët? Mund t’i bëni pyetje për kuriozitet por nuk është e nevojshme të vazhdoni të pyesni derisa të gjeni diçka për tu grindur me njëri-tjetrin.

Shfaqni pasiguri

Sa herë që ai sheh një vajzë tjetër ju përfundoni duke qarë? Është normale për lëniet njerëzore të shikojnë qenie të tjera, edhe pse janë në një lidhje tjetër. Nëse ai është duke bërë diçka të papërshtatshme atëherë keni të drejtë të flisni. Por nëse ai i buzelësh kamerieres për të qenë i sjellshëm, mos e pyesni nëse ajo i duket më e bukur se ju.

Flakni çfarë ju del përpara

Disa njerëz flakin tutje sende kur janë të nervozuar. Disa të tjerë do të thyenin edhe xhamat po të mundnin, shkruan revistaclass. Nëse bëhesh e dhunshme sa herë që bëhesh xheloze, ai nuk do dojë të të ketë më pranë vetes. Edhe nëse acarimi juaj është i justifikuar, mundohuni të qetësoheni.

Akuza të tmerrshme

Nëse ai nuk bëhet i bezdisur me ju, do të nervozohet kur ta akuzoni se ka qenë i pabesë. Një ndër gjërat më të rëndësishme në një lidhje është besimi dhe nëse ju i tregoni atij mosbesim, marrëdhënies suaj mund t’i vijë edhe fundi. Gjeni fakte përpara se të ngrini akuza mbi diçka të rëndë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook