Lidhu me ne

Mix

Pyetja që i “mundon” të gjithë, a konsiderohet masturbimi tradhti kur je në një lidhje?

Nga ZHAKLIN LEKATARI

Jam në një marrëdhënie, por vazhdoj të masturbohem: është normale? Përgjigja e kësaj pyetjeje është: PO. Masturbimi është një praktikë shumë pozitive dhe e volitshme që sjell shumë dobi, ndaj edhe duhet praktikuar edhe pse jeni në çift.  Ajo çka duhet të dini është që përparësitë e organizmit, autoerotizmit apo masturbimit nuk pushojnë së ekzistuari sepse jemi në një marrëdhënie. Mund të praktikojmë masturbimin dhe të kemi marrëdhënie në të njëjtën kohë.

Marrëdhënia që ne jetojmë, fatmirësisht, nuk e ka fuqinë që të eliminojë atë marrëdhënie visherale që kemi me trupin tonë. Përkundrazi, të qenit aktivë seksualisht na nxit që të zbulojmë më shumë trupin tonë, sidomos nëpërmjet prekjes dhe eksperimentimit me veten. Të qëndrosh vetëm me trupin tënd, pa detyrime dhe pa kufizime, të jep mundësinë dhe lirinë të mësosh më shumë mbi të, mbi nevojat që ai ka, mbi mënyrat sesi na pëlqen të prekemi duke përmirësuar kështu jo vetëm performancën seksuale, por dhe kënaqësinë pas saj. Kjo vlen dhe për ata që nuk janë fillestarë, por kanë një jetë aktive seksuale,  sepse me kalimin e viteve nuk ndryshojnë vetëm marrëdhëniet më të tjerët, por dhe marrëdhënia me veten. Mos u habisni, marrëdhënia me veten ndërron sepse trupi ynë ndërron dhe bashkë me të ndryshojnë shijet tona, dëshirat dhe ndjeshmëria. Masturbimi pra na lejon që të monitorojmë veten dhe raportin qe kemi me trupin tonë, i cili gjithashtu ndikon në marrëdhënien që kemi me të tjerë.


Prandaj kuptoni që kur masturbohemi gjatë kohës që jemi në marrëdhënie nuk do të thotë që jemi të pakënaqur me partnerin, apo kemi ndonjë problem në lidhje me të. Marrëdhënia seksuale dhe masturbimi nuk duhet të eliminojnë njëra-tjetrën, por të bashkëjetojnë. Cikli seksual apo fazat e eksitimit ndryshojnë nga njeriu në njeri dhe shpeshherë mund të mos përkojnë. Kështu që masturbimi është një zgjedhje shumë e mirë kur nuk njëri nga të dy nuk ka ngelur i kënaqur nga seksi në çift, ose kur ka nevojë për më shumë orgazma, ose kur ka nevoja të ndryshme nga partneri.

Sqaruar kjo nuk duhet të harrojmë që masturbimi ka efekt anti-stres, lufton pagjumësinë, te burrat ul rrezikun ndaj infeksioneve sepse krijon një ripërtëritje të lëngut seminal, largon dhimbjet menstruale dhe rrit mundësinë për të përjetuar orgazmën. Prandaj mos u shqetësoni, për aq kohë sa masturbimi nuk kthehet në obsesion duke zëvendësuar partnerin.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook