Lidhu me ne

Mix

Pesha është kthyer në shqetësim? Këshilla si të hiqni kilet e tepërta

Beli i gjerë, prapanica e palëvizshme, barku i madh… të gjithë i kemi zonat tona problematike. Cila është e juaja? Kur ta zbuloni provoni ta tejkaloni atë.

Sado që jeni munduar nuk arrini të fitoni një bel të hollë, prapanicë të tendosur, apo bark të rrafshët? Së paku jo ashtu siç ju e dëshironi. Ndoshta kjo nuk do t’u ngushëllojë, mirëpo nganjëherë ju nuk jeni fajtorë, sepse këto ‘zona kritike’ i keni trashëguar nga nëna juaj.

Gjenetika është përgjegjëse për faktin se në disa vende të trupit tonë yndyrat thjeshtë përqendrohen. Megjithatë, se në cilën pjesë të trupit tuaj do të përqendrohen shtresat e yndyrës varet edhe nga gjinia. Kështu, dihet se meshkujt gjithmonë janë në kërkim të një formule, e cila do ta zhdukë barkun e tyre, ndërsa femrat japin gjithçka nga vetja që ta forcojnë gjoksin, prapanicën dhe belin.

Nëse iu përmbaheni këshillave të mëposhtme të ekspertëve, me një punë të vogël do të jeni krenarë me trupin tuaj.

Ijët, kofshët dhe prapanica

Shtresimi i masës yndyrore në këto regjione tregon se ju konsumoni shumë kalori. Fajtori kryesor është puna juaj, e cila kërkon që ju të qëndroni ulur disa orë. Hulumtimet nga Universiteti i Missourit kanë treguar se derisa qëndrojmë ulur, enzimat të cilat tretin yndyrat bien në gjendje qetësie dhe dobësohen.

Zgjidhja është që të shëtiteni më shumë. Kur të shkoni në punë, parkojeni automjetin tuaj pak më larg nga ndërtesa ku punoni, kështu që një pjesë të rrugës kalojeni duke ecur. Shmangni ashensorin, nëse është e mundur ngjituni nëpër shkallë. Si ndihmesë mund të shërbejnë edhe ushqimet të cilat shpejtojnë metabolizmin, siç është, p.sh, çaji i gjelbër.

Duart

Nëse lëkura e duarve të nënës tuaj është lëshuar me kalimin e viteve, ekzistojnë mundësi të mëdha që edhe juve t’u ndodhë e njëjta gjë. Për këtë nuk janë fajtorë ligjet e gravitacionit.

Zgjidhja: Nëse filloni me kohë ushtrimet të cilat formojnë muskujt e duarve, bicepsin dhe tricepsin, atëherë kur të jeni në moshë të pjekur nuk do të keni nevojë që t’i fshihni duart tuaja.

Gjoksi

Disa femra janë gjenetikisht të ndërtuara që të kenë gjinj të mëdhenj, kështu që secili gram shtesë i yndyrave të cilin e konsumojnë shtresohet në to. Nëse zmadhimi i masës së jelekëve tuaj nuk është si pasojë e PMS (sindromës paramenstruale) ose mbajtjes së lëngjeve në organizëm, atëherë mundohuni ta mbani në formë gjoksin tuaj me anë të ushtrimeve të lehta.

Zgjidhja: Nëse vëreni se madhësia e gjinjve tuaj është e lidhur me mbajtjen e lëngjeve në organizëm, pini më shumë ujë. Uji do të nxisë largimin e kripës nga organizmi juaj, e cila është fajtori kryesor për grumbullimin e lëngjeve në organizëm.

Barku

Secilën herë kur vishni një fustan të ngjitur për trupi, disponimin tuaj dhe dukjen seksi e prish ‘e fryra’ që paraqitet mbi fustan. Nëse jeni në periudhën paramenstruale. Kjo situatë është normale dhe diçka që pritet të ndodhë. Disa femra në javën para ciklit madje shtojnë edhe disa kilogramë. Mirëpo kjo nuk është arsye për panik, sepse këto kilogramë të tepërt do të largohen njësoj sikurse kanë ardhur.

Nëse nuk jeni në fazën PMS, ndërsa keni tendencë për fryrje në regjionin e barkut, atëherë shkaktar i mundimit tuaj mund të jetë stresi. Një hulumtim nga Universiteti Yale tregon se niveli i kortizolit (hormoni i stresit) është i lidhur me shtresimin e yndyrave në regjionin e stomakut.

Zgjidhja: Lehtësoni këto probleme duke zëvendësuar ushqimin e rafinuar me drithëra dhe proteina të shëndetshme, të cilat janë të pranishme në sojë, peshk, fara luledielli dhe produktet arrore. Mirëpo, njëkohësisht duhet të merreni edhe me sport. Kombinojeni vozitjen e biçikletës dhe ecjen e shpejtë, sepse është dëshmuar që ky kombinim djeg tri herë më shumë yndyrat sesa cilido aktivitet tjetër.

Organet

Problemi tjetër te femrat me mbipeshë është shtresimi i yndyrave rreth organeve të brendshme në regjionin e barkut. Problemi nuk është i dukshëm, sikur në rastet tjera, mirëpo është shumë i rrezikshëm, sepse kjo formë e mbipeshës mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe shtypja e rritur e gjakut.

Zgjidhja: Shmangni yndyrat e ngopura nga ushqimet e përpunuara industrialist, ndërsa këto ushqime zëvendësoni me pemë të freskëta, perime dhe peshk. Veç kësaj do të ishte mirë sikur të merreshit me ‘jogging’, sepse rezultatet e një studimi të realizuar nga Universiteti Duke tregojnë se ecja e shpejtë për periudhë kohore gjashtë mujore, zvogëlon nivelin e yndyrave të brendshme për 7%.

Nyjet

Ënjtja e nyjave është shenjë e parë se keni probleme me eliminimin e lëngjeve nga organizmi. Në vend se të merreni secilin sezon me koleksionet e reja të fustaneve të gjata, është më mirë që të merreni me këtë problem.

Zgjidhja: Që të lehtësoni ënjtjen e nyjave, duhet ta gjeni shkaktarin e tyre. Fajtor potencial është ushqimi, mirëpo ënjtja në regjionin e nyjave mund të jetë edhe pasojë e marrjes së barnave kontraceptive dhe antidepresive. Kur të shmangni këto shkaktarë, atëherë fajtor është qarkullimi keq. Nëse edhe ju, sikurse miliona njerëz, vuani nga ky problem, atëherë largojeni atë me anë të aktivitetit fizik. Dhe nëse është e mundur, shmangni qëndrimin ulur për kohë të gjatë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook