Lidhu me ne

Mix

“Efektet magjike” të kanellës, ja sëmundjet që kuron

Duke njohur efektet e rrezikshme të ibubrofenit në sistemin kardiovaskular, roli i kanellës është një zevendësim perfekt i ibubrofenit.

Kërkimet e fundit kanë treguar se kanella është efektive në reduktimin e dhimbjeve të cilat shkaktohen për shkak të periodave, por edhe në shumë dhimbje të tjera.

Krahasimi i intesitetit të kanellës dhe ibubrofenit në trajtimin e dhimbjeve të dismenorrisë (dhimbjeve të forta menstruale) është bërë nga një grup kërkuesish Iranian. Ata bënë një eksperiment, duke i dhënë një grupi vajzash 400 mg ibubrofen dhe një grupi tjetër 420 mg kanellë.

U pa se si kanella kishte pothuajse të njëjtin rezultat me ibubrofenin. Gjithashtu, duke i njohur efektet e rrezikshme të ibubrofenit në sistemin kardiovaskular, roli i kanellës është një zvendësim perfekt i ibubrofenit. Sepse ajo ka një rol pozitiv, si në presionin e ulët, ashtu dhe në presionin e lartë të gjakut.

Antibakterial natyral
Ajo ka veti antibakteriale dhe antifungale, aq shumë sa të pengojë rritjen e baktereve dhe kërpudhave ose ata që janë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të ushqimit bartës me baktere si Helicobacter pylori, i cili lëviz në heshtje në stomak duke shkaktuar vjellje dhe urth të rëndë.

Zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti
Në një studim të kryer në Universitetin e Kopenhagenit, pacientëve që u kishin dhënë një gjysmë lugë çaji pluhur kanelle të kombinuar me një lugë gjelle mjalti çdo ditë para mëngjesit, konstatuan një lehtësim për dhimbjen e artritit, aq sa mund të ecin, pas një jave, pa asnjë shqetësim, raporton Living.

Parandalon kancerin
Ajo mund të zvogëlojë përhapjen e qelizave të kancerit, sipas gjetjeve nga një studim i kryer në Universitetin e Teksasit, i publikuar në revistën “Nutrition and Cancer”. Një perspektivë e mirë, pra, për parandalimin e kancerit dhe sidomos për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ndihmon në problemet më kapsllëkun
Ajo është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Duke qënë e pasur me fibra dietetike, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin nga kapsllëku.

Heq dhimbjen menstruale
Për dhimbjet menstruale, kur keni nevojë, provoni të hidhni një lugë çaji kanelle në një filxhan çaj të ngrohtë bimor. Do t’ju habisin rezultatet.

Aleate për të luftuar infertilitetin
Kjo erëz e mrekullueshme përmban një substancë natyrore të quajtur cinnamaldehyde, e cila, në bazë të disa studimeve, duket se rrit hormonin e progesteronit dhe ul prodhimin e testosteronit tek gratë, duke ndihmuar keshtu balancimin e hormoneve.

Përmirëson kujtesën
Sipas disa kërkimeve, aroma dhe shija e kanellës janë nxitës në përmirësimin e kujtesës. Pikërisht për këtë arsye ajo duket një zgjidhje e shkëlqyer natyrale për disa sëmundje neurodegjenerative, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimer-it.

Ilaç natyral për dhimbjen e fytit
Kanella është një zgjidhje e shkëlqyer për dhimbjen e fytit. Në një ene zieni një filxhan ujë duke i shtuar 2 lugë mjaltë, 3 kanellë dhe pak piper. E lini për disa minuta dhe më pas e pini. Aroma djegëse në një minut do t’ju hapë të gjitha rrugët respiratore dhe vetia e saj antiseptike do të reduktojë inflamacionin e fytit.

Si bëhet çaji i kanellës për diabetin
Përdorimi i kanellës mund të jetë një ndihmë e madhe në rastin e diabetit, veçanërisht nëse konsumohet në një regjim ditor bazik, pasi ka një fuqi të madhe anti-diabetike dhe mjaft efektive në uljen e nivelit të glukozës në gjak. Ekspertët mendojnë se ajo ka karakteristika dhe funksione të ngjashme me insulinën, e cila prodhohet natyralisht nga trupi. Këto janë përfundimet e një grupi kërkuesish nga Universiteti i Kalofornisë të cilët sugjerojnë se për shkak të përmbajtjes që kanella ka me metil hidroksid , i cili ka një efekt mjaft të lartë kundër diabetit dhe ka efekt në uljen e nivelit të glukozës në gjak. Rritja e glukozës në gjak shkakton obezitet dhe shtim në peshë. Nëse një person do të humbasë në peshë ai duhet të ketë nivele të ulëta të glukozës në gjak. Nga ana tjetër kanella ka veti shumë të mira antibakteriale. Sasia e rekomanduar ditore e kanëllës është 2 lugë gjelle në ditë dhe mënyra e përdorimit është kjo:

PËRBËRËSIT:
2 lugë gjelle kanellë pluhur
1 gotë ujë

PËRGATITJA:
Përzieni mirë përbërësit dhe më pas përzierjen konsumojeni dy herë në ditë për 15 ditë nga një lugë gjelle.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook