Lidhu me ne

Mix

Dhimbja dhe kruarja e veshit, ja sëmundjet që e paralajmërojnë

Gjithë verën problemet e veshit përbëjnë një nga shqetësimet kryesore të pacientëve tanë.

Për studim anatomik veshi ndahet në 3 pjesë:

Veshi i jashtëm ku futen: llapa e veshit dhe kanali i jashtëm i dëgjimit;

Veshi i mesëm

Veshi i brendshëm.

Kur flasim për veshin e notarit jemi përqendruar te kanali i jashtëm i dëgjimit. Në të ndodhen gjendrat e prodhimit të dyllit dhe të yndyrës, prodhimi i balancuar i të cilave çon në vetëpastrim të veshit.

Përse ka pacientë të predispozuar për të bërë çdo vit infeksione kronike në vesh gjatë periudhës së plazhit dhe cilët janë ata?

Përgjithësisht pacientët me sëmundje kronike të kanalit të jashtëm, si:

dermatite kronike,

me hiperprodhueshmëri të prodhimit të dyllit, si rezultat i kruarjes që i bëjnë veshit nga ndjesia e bllokimit të dëgjimit pas futjes së ujit,

pacientët me sëmundje kronike, si diabet, si rezultat i rënies së forcave imunitare, ky grup pacientësh e dinë historinë e fillimit të sëmundjes dhe shenjat klinike të saj dhe janë të parët që vijnë te mjeku.

Infeksioni zhvillohet me të gjitha shenjat e tij:

ndjesia e kruarjes,

skuqja e kanalit,

fryrja e mureve të kanalit ,

dhimbja,

prodhimi i sekrecioneve purulente

erë e keqe.

Këto infeksione nuk ndodhin vetëm në stinën e verës, ka edhe pacientë që bëjnë infeksione edhe nga futja dhe bllokimi i ujit në vesh gjatë dushit. Asnjëherë kanalet e dëgjimit nuk janë anatomikisht njësoj, njeri mund të jetë më i ngushtë me më shumë kthesa deri në daullen e veshit, ku uji mund të bllokohet dhe ky vesh mund të ajroset me vështirësi duke krijuar predispozita për një infeksion të mundshëm.

Këta pacientë duke dashur të thajnë veshin me batonetat e pambukut apo me mjete të tjera rrethanore i hapin portën fillimit të infeksionit. Këtu futen të rritur dhe fëmijë. Kjo mund të ndodhë si në dush, ashtu edhe në plazhe, pishina, në ujëra jo shumë të pastra por ndonjëherë edhe të pastra, pasi është pikërisht anatomia e veshit që e predispozon.

Te pacientët me hiperprodhueshmëri të dyllit futja e ujit në vesh mund të shoqërohet me bllokim të menjëhershëm dhe zhurmë në vesh.

Infeksionet akute manifestohen për herë të parë te pacientët pas plazhit apo pishinave dhe fillojnë me ndjesinë e kruarjes së veshit pas futjes së ujit në vesh, pak ditë maksimumi një javë pas plazhit dhe precipiton në dhimbje dhe bllokim të dëgjimit, zhurmë në vesh. Për në mjekët ORL, këtu vlen shprehja: dhimbja është e madhe por sëmundja është e vogël.

Sa më shpejt të paraqitemi të mjeku pas infeksionit të parë, aq më e lehtë është terapia. Për të kuruar infeksionin vendoset një tampon steril me garzë ose pambuk, që mbetet në vesh deri në 48 orë dhe pikohet me solucione të përbëra me antibiotike e kortizonikë që ulin fryrjen e kanalit, mjekojnë infeksionin dhe qetësojnë dhimbjen. Njëkohësisht mund të shoqërohet terapia edhe me qetësues të dhimbjes nga goja.

Në personat me imunitet të kompromentuar dhe me sëmundje sistemike të tjera si diabetes mellitus dhe në rastet kur terapia me pika lokalisht në vesh nuk jep rezultat fillojmë terapinë me antibiotikë sistemike, kryesisht të grupit të kinoloneve pasi një nga shkaktarët mikrobialë është Pseudomonus aeruginosa që me këtë grup antibiotikësh luftohet shumë mirë.

Do t’ju rekomandoja pacientëve që bëjnë otite externe pra infeksione të kanalit për herë të parë me shenjat klinike që përmenda që të paraqiten direkt te mjeku ORL.

Shpesh na vijnë raste të mjekuara keq, për të cilat na duhet të nisim terapinë nga fillimi. Të heqim nga përdorimi ditor batonetat e pambukut të cilat nuk e pastrojnë dyllin tek pacientët me hiperprodhueshmëri por e shtyjnë në drejtim të daulles së veshit e cila është vetëm 2 cm larg nga hyrja e kanalit, duke rritur traumat që mund të çojnë në çarjen e daulles në mënyrë traumatike që mund të çojë deri në zgjidhje kirurgjikale.

Ekzistojnë preparate në formë spray që mund të përdoren për higjienën e përditshme të veshit, të cilat shiten në farmacitë tona. Në shumë pacientë, sidomos ata me infeksione kronike, me hiperprodhueshmeri dylli, sëmundje të lëkurës së kanalit si dermatitet atopike apo ekzemat, apo edhe pacientët veshët e të cilëve prodhojnë shumë pak dyll, do të rekomandonim përdorimin e tapave gjatë dushit ose pambukut të lyer me vaj që e mban ujin në sipërfaqe dhe nuk lejon lagien e kanalit.

Pas dushit në gradacionin e ulët mund ta thajnë edhe veshin me tharëse nëse ndonjë sasi minimale uji ka hyrë. Pra siç e shohim infeksionet e kanalit të dëgjimit nuk i përkasin ekskluzivisht vetëm stinës së verës, megjithatë intensiteti është më i madh në këtë periudhë. Për të gjithë pacientët që kanë shqetësime me kanalin e jashtëm të dëgjimit që mund të jetë dhimbje, kruarje e kanalit, djegie, bllokim duhet të bëjnë një vizitë kontrolli te mjeku otojater për të marrë këshillat e rastit.

Përdorimi i dendur i acidit borik në popullate duhet ndërprere tek personat me vesh të thatë, që nuk prodhon as sasinë minimale që i duhet kanalit për tu mbrojtur, pasi shoqërohet me gërryerje të lëkurës së kanalit, kruarje të vazhdueshme dhe si rezultat në infeksione kronike të kanalit. Asnjëherë të mos të përdorim mjete rrethanore për kruarjen e kanalit si: thonjtë e gishtave, stilolapsa, shtiza, çelësa makinash që mund të mbivendosin infeksionin nga njëra anë apo më a keqja në çarje traumatike të daulles që ka pasoja kronike të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje operatore për rindërtimin e një daulleje të re.

Ti mbrojmë veshët tanë jo vetëm gjatë periudhës së verës por gjithë vitin. Penalizimi qoftë edhe për pak nga i dëgjuari është traumatike dhe e padurueshme për pacientin.

Anjeza Kuçi, ORL pranë Poliklinikës Qendrore

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook