Lidhu me ne

Radar

Vehap Kola: Kur kritikova Bashën isha budalla. Gabova me Sorosin…

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka qenë i ftuar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Vehap Kola, i cili është një nga mbështetësit më të flaktë të Lulzim Bashës. Për këtë arsye, Ylli Rakipi i bëri një pyetje, lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, ku thoshte se Basha duhet të largohet dhe se PD duhet të ringrihet si në vitin 1992. Kola tha se ka ndryshuar mendim, se dikur ka menduar gabim dhe madje deklaroi se ato që mendonte ai për Sorosin ishin “budallallëqe”.

Ylli Rakipi: Zoti Kola, ju keni deklaruar në vitin 2017 se: “Lulzim Basha e di shume mirë se ai nuk do të fitojë më asnjë garë në PD. Ai po bën të gjitha përpjekjet që përzënia e tij nga PD të jetë sa më e egër, me qëllim që të justifikojë kalimin me Ramën në krye të grupit të tij të deputetëve që nxjerr nga këto zgjedhje. Basha ka një marrëveshje personale me Ramën dhe këtë marrëveshje do ta përmbushë pikërisht duke iu bashkuar Ramës si disident i PD-së. Ky është kuptimi i marrëveshjes së fshehtë me Xhorxh Soros më 4 dhjetor 2014 në zyrën e PD-së. Megjithatë, është koha që ai të largohet dhe PD të paguajë çmimin e gabimeve të saj e t’i kthehet ringritjes së saj si në vitin 1992”.

Vehap Kola: Unë kam thënë për garë në PD, dhe ai në PD i ka fituar të gjithë garat. Nuk bëni dot analizë teksti. Unë e kam bërë vetë atë deklaratë. Nuk kam turp nga vetja ime dhe unë nuk ndryshoj asgjë! Asgjë më shumë seç kam thënë, që e kam rishpërndarë, aty këtë kam thënë. Në 2017, mendoja siç mendojnë Foltorja. Nuk i paragjykoj. Por isha qytetar i thjeshtë.

Ylli Rakipi: Pra ke ndryshuar ti dhe jo Luli?

Vehap Kola: Kam ndryshuar mendim, sepse unë nuk besoj se Xhorxh Soros komandon Departamentin e Shtetit. Këtë e mendoja atëherë. Gabim është, është budallallëk.

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore24 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook