Lidhu me ne

Radar

Çfarë është dosja Muzin, dosja përvëluese për Bashën.

Nga Evi Kokalari

May be an image of 4 people, people standing and indoor

ALPTEKIN

Historia fillon diku ne vitin 1995 -1996, kur Kamil Ekim Aptekin, me origjin Turke, studionte ne te njejtin fakultet te Utrecht ne Hollande me Lulzim Bashen. Keta te dy do te beheshin miq shume te ngushte, aq sa Lulezim Basha do e bente Alptekinin “Konsull Nderi” te Shqiperise ne Turqi, titull qe Alptekin me krenari e shkruan ne te gjitha biografite e tija, dhe Alptekin do zgjidhte Lulzim Bashen si drejtues te ceremonise se tij martesore, qe zakonisht bekohet nga lider fetar.

Alptekin eshte nje bisnesmen i zoti, me lidhje te forta si ne Turqi dhe ne Amerike. Ai ne fakt eshte kryetar i Keshillit te Bisnesit Turko-Amerikan. Alptekin ka pasur aftesine te lidhet dhe te punoj per disa muaj ne Kongresin Amerikan, kur sic thote dhe vete, here pas here takohej me Joe Biden, qe ne ate kohe ka qene Senator, dhe ecnin bashke ne Senat. Para disa vitesh, Alptekin ka pritur si mysafir ne Turqi vellain e Joe Bidenit dhe gruan e tij.

https://www.duvarenglish.com/turkish-businessman-ekim…

Alptekin gjithashtu ka lidhje shume te ngushta dhe me qeverine e Erdoganit. Ne fakt, Alptekin eshte kaq individ i besuar nga rrethi i ngushte I Erdoganit, sa atij ju besua misioni shume i veshtire por dhe shume i rendesishem per te luftuar oponentin e Erdoganit; Gulenin. Linku me poshte flet per nje takim ne New York te Alptekin me dhendrin e Erdoganit ku eshte diskutuar rrembimi dhe kthimi i Gulenit ne Turqi.

https://www.france24.com/…/20181217-partners-ex-trump…

Ne te njejten kohe, Alptekin punesoi gjeneralin Flynn per te influencuar ekstradimin e Gulenit nga qeveria Amerikane. Flynn u pagua $530,000 nga Alptekin. Pagesa u be nepermjet firmes se Alptekinit te rregjistruar ne Hollande INOVO BV, por indirekt fondet vinin nga qeveria Turke. Per kete fakt Alptekin eshte denuar si agjent i huaj ne Amerike. Linku me poshte ka detajet mbi kete ceshtje.

https://www.justice.gov/…/fourth-circuit-upholds-jury…

https://www.dnb.com/…/company-profiles.inovo_bv…

Nderkohe, Nick Muzin bashke me gjeneralin Flynn, punonin ne fushaten e Donald Trump per zgjedhjet e 2016. U diskutua me vone qe Flynn do behej CEO I kompanise se Muzin, por Flynn e ka pergenjeshtruar.

https://www.timesofisrael.com/ex-trump-aide-flynn-goes…/

Lidhjen e Lulzim Bashes dhe Nick Muzin, duket qarte se e ka mundesuar Alptekin. Ne fakt Lulzim Basha ne 2017 mburrej qe kishte akses tek zyrtar te larte amerikane, dhe ata do ti mundesonin lidhje te metejshme me individ te administrates se Trump. Kuptohet qarte qe keto lidhje do mundesoheshin nepermjet Gjeneralit Flynn dhe Nick Muzinit. Fatkeqesisht, gjerat morren nje drejtim tjeter kur Gjenerali Flynn u investigua per telefonatet e tij me Ambasadorin Rus, si dhe per pagesat e lobimit nga Alptekin dhe Erdogani. Ishte ne kete kohe qe Nick Muzin vendosi te deklaroj, dhe pse me pak vonese, pagesen prej $500,000 e cila u mundesua nepermjet Binata Trade ne emer te Lulzim Bashes.Pikepyetja qe mbetet ketu eshte fakti qe lobimi Bashes, kushtoi me shume se sa ekstradimi i Gulenit. Kjo me ben te mendohem se çfare tjeter do perfitonte Basha me kete lloj pagese?T’i leme menjane per nje moment historine e Bashes, Muzin, Alptekin, Flynn, Erdoganit dhe Gulenit , dhe te kthehemi ne 8 Tetor 2006, kur Lulzim Basha si Minister i Transporti, firmosi nje kontrate prej $418 million dollaresh me Bechtel-Enkan, per te ndertuar “Rrugen e Kombit”.

https://www.enka.com/bechtel-enka-to-start-building-new…/

Ndoshta eshte nje koicidence qe nje kontrat e ketij niveli, qe dhe per standartet Amerikane eshte masive, t’i akreditohet dy kompanive; Amerikane dhe Turke, por ajo qe me ben akoma me shume pershtypje eshte fakti qe Enka Construction, (kompania Turke), e ka seline baze te rregjistruar ose te pakten keshtu figuron ne Dun & Bradstreet, ne Hollande, dhe kryetar eshte Haluk Gerçek, I cili figuron dhe si nen Kryetar i Bordit te kompanise Enka me baze ne Turqi.

https://www.dnb.com/…/company-profiles.enka…

https://www.enka.com/about-us/leadership/

Pyetja lind, a ka lidhje Alptekin me Enkan? Ka qene Alptekin personi qe e mundesoi kete kontrate per Bechel-Enka? Ka marre Lulzim Basha “kickbacks” ose leke nga kjo kontrate nepermjet Enkes dhe Alptekinit? Ne kohen qe u firmos kjo kontrate, pati shume debate dhe akuza kundrejt Lulzim Bashes per parregullsite e kesaj kontrate, akuza qe akoma qendrojne sot. Ne raportin javor te Ambasades Amerikane ne Tirane, ne 18 Maj 2009, Ambasadori Withers shkruan: “There is as of yet no argument to substantiate the rumors present among legal circles in Tirana that the decision was a result of a double play by case prosecutors and Basha’s defense team to allow Basha off the hook.”Perkthyer ne Shqip: “”Nuk ka ende argument të vërtetojë zërat e pranishëm në qarqet ligjore në Tiranë, që vendimi ishte rezultat i lojës së dyfishtë nga prokurorët e çështjes dhe ekipit në mbrojtje të Bashës, për të lëshuar Bashën nga grepi.

https://wikileaks.org/plusd/cables/09TIRANA300_a.html

Si u mbyll kjo ceshtje? Kush e mbronte Lulzim Bashen ne te vertet?E njetja pyetje lind dhe me ceshtjen e pastrimit te parave ne çeshtjen e Nick Muzinit. Prokuroret qe nuk donin ta mbyllnin kete ceshtje, jane shantazhuar nga element te huaj.

Thuhet qe FBI kishte derguar nje dosje prokurorise per kete ceshtje, por u bllokua rruges dhe nuk arriti ne destinacion. Kush e mundeson heshtjen e ligjit ndaj Bashes dhe pse? Shanset jane qe ne te dy skandalet korruptiv te Bashes, gjendet Alptekini. Duke patur parasysh lidhjet e forta te Alptekinit me qarkun e Erdoganit, vlen te theksojme qe Lulzim Basha mund te kete relacion shume me te forte me Erdoganin se sa Edi Rama.Lidhjet e Bashes me Erdoganin, do shpjegonin gjithashtu ate grupin e myslymaneve qe une ne fakt i akuzova si pjese e grupit te Erdoganit.

E kisha te veshtire te kuptoja besnikerine e tyre ndaj Bashes, si dhe e kisha te veshtire te kuptoja pse disa prej tyre hyjne e dalin ne Ambasaden Turke, dhe te tjere punesohen nga Universiteti i Erdoganit, por me sa duket, lidhja e Bashes me Erdoganin mund te jete dhe arsyeja e besnikerise se tyre.

Kam degjuar disa persona te pyesin se kush e mbeshtet Bashen? Pse i ka shpetuar ligjit kaq shume here? Keto pikepyetje jane ngritur nga anetaret te PD-se qe e kane njohur Lulzimin mire qe ne vitet e Kosoves.

Per medimin tim ne jemi fokusuar kot te kunati I tij, Erion Isufi. Erion Isufi eshte vertet peshk i vogel ne krahasim me Ekim Alptekin, dhe Lulzim Basha ka mbeshtetjen e mikut me influence ne qeverine e Erdoganit, dhe jo vetem.E pra, gjithnje kam menduar qe dicka mungon per te kuptuar dhe analizuar Bashen.

Mbeshtetja e Rames nuk me mjaftonte, por Alptekini e mbush kete boshllek dhe jep pergjigje te qarta ne kete pike.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore19 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix19 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook