Lidhu me ne

Mix

A e dini pse është i mirë seksi i mëngjesit?!

Mos e shtyni alarmin – seksi i mëngjesit të hershëm përmirëson imunitetin, ngrit disponimin, rrit pjellorinë, pastron tenin, forcon flokët dhe redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Më shumë se 58 për qind të çifteve të dashuruara me aktivitete seksuale merren në mes orës 11 të mbrëmjes dhe orës 1 të mëngjesit, por ata që bëjnë dashuri në mëngjes kanë më shumë përfitim, shkruan “Medical Daily”.

Sipas të dhënave të Kinsey Institute për hulumtim të seksit, gjinisë dhe riprodhimit, çiftet në moshën prej 18 deri në 29 vjet mesatarisht bëjnë dashuri 112 herë në vit, ata prej moshës 30 deri 39, 86 herë, derisa në vitet dyzeta numri reduktohet në 69 herë gjatë vitit.

Pavarësisht a ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instinkt, apo komoditet seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e e mirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikanojugor, Glen Rowan. “Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa” thotë dr. Fran Walfish.

Ai tutje shton se si shumë studime dëshmojnë që seksi i mëngjesit përmirëson disponimin më mirë se kafjalli i pasur ose një filxhan kafe. Shkaku i kësaj është prodhimi i rritur i hormonit të serotoninës pas orgazmës, i cili vepron si antidepresiv për tru

Rrit pjellorinë. – Seksi i mëngjesit përmirëson kualitetin e spermës dhe rrit pjellorinë tek femrat, ka treguar hulumtimi i klinikëss për fertilizim artificial në Syndey. Sipas saj me ejakulim të rregullt në mëngjes kualiteti i spermës përmirësohet për 12 për qind, çka rrit shanset për fekondim të suksesshëm.

Pastron tenin dhe forcon eshtrat. – Orgazma gjatë seksit të mëngjesit nxit lirimin e kimikateve që rrisin nivelin e estrogjenit në trup. Për këtë arsye vjen deri përmirësimi i qarkullimit dhe reduktimi i nivelit të testosteronit, çka reflekton në gjendjen e lëkurës dhe flokëve. Kështu, seksi i mëngjesit me të vërtetë u jep shkëlqim të veçantë njerëzve, kanë përfunduar shkencëtarët nga Universiteti në Wisconsin.

Redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës. – Seksi në orët e mëngjesit disa herë në javë mbron shëndetin e zemrës, në veçanti te meshkujt, ka treguar studimi 10-vjeçar i Universitetit në Belfast me më shumë se 1000 njerëz. Përveç që shërben si ushtrim i mirë, seksi i mëngjesit redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili rrit rrezikun nga infarkti dhe nga ngushtimi i enëve të gjakut.

Forcon imunitetin. – Prodhimi i imunoglobinës A është më i madh gjatë seksit të mëngjesit se sa seksi në cilëndo pjesë tjetër të ditës, transmeton Koha.net. IgA janë antitrupa që shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, ndërsa njerëzit që rregullisht bëjnë seks në mëngjes kanë edhe deri në 30 për qind nivel më të madh të IgA në gjak, ka pohuar studimi.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook