Lidhu me ne

Mix

Kur seksi për herë të parë është tejet i keq: Ja 3 gjërat që duhet të keni parasysh

Kur seksi për herë të parë është tejet i keq: Ja 3

Seksi për herë të parë nuk është gjithmonë gjëja më magjepsëse. Lidhja me një partner të ri, edhe me një partner që ju pëlqen, mund të jetë e vështirë, të ndihet e pakëndshme ose thjesht ndryshe. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se s’mund të bëhet më mirë.

Nuk po flasim për seksin që është i keq për faktin se ata nuk respektuan kufijtë tuaj ose përndryshe ju bënë të ndiheni të pasigurt, natyrisht. (Nuk ka shanse të dyta në atë situatë.) Dhe ndoshta shkëndijat seksuale thjesht nuk janë aty – në këtë rast ju mund t’i besoni instinkteve dhe nuk keni nevojë që ne t’ju tregojmë se çfarë të bëni. Por është gjithashtu e mundur që ju duhet vetëm të përpunoni disa, le t’i quajmë, ngërçe.

Ja ç’duhet të bëni nëse hera e parë me partnerin tuaj të ri ju la për të dëshiruar:

Vendosja e pritshmërive shumë të larta është me rrezik, sepse shton edhe shanset për dështim

Pas herës së parë pyesni veten: “A po përqendrohesha tek momenti apo isha përqendruar aq shumë në përvojën që kisha krijuar në mendjen time?”.

Nëse po e krahasoni këtë përvojë seksuale me atë që keni imagjinuar ose me partnerë të kaluar, ju po humbisni atë që është përpara jush. 

Përqendrohuni në shqisat tuaja duke i kushtuar vëmendje asaj që po dëgjoni, nuhatni, shijoni dhe ndjeni. Kjo qasje e ndërgjegjshme ndaj seksit mund të rrisë kënaqësinë tuaj duke e bërë atë një përvojë të mrekullueshme shqisore ku jeni më në sinkron me partnerin.

Bëhuni më të qartë në lidhje me atë se çfarë dëshironi të dy në shtrat:

Seksi i keq në fakt, shpesh është thjesht pasojë e një komunikimi të keq. Ju duhet të komunikoni për seksin me partnerin tuaj, në mënyrë verbale ose joverbale. 

Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se komunikimi është një rrugë me dy drejtime; kur shprehni dëshirat tuaja, sigurohuni që të pyesni edhe për të tjetrit/ës. 

Mos harroni se seksi supozohet të jetë argëtues!

Të bësh seks duhet të jetë qejf dhe jo një problem i shtuar. Ne priremi të shqetësohemi nëse po e kënaqim partnerin, fiksohemi me mënyrën si dukemi, etj. Sigurisht, mund të jetë e sikletshme nëse seksi ishte i keq herën e parë, por mbani mend se partneri juaj (ose ju) mund të ketë qenë nervoz, ose ndoshta i shqetësuar për atë që po mendonit apo ndjenit.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix19 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix19 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix20 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix20 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix21 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix21 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix21 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix21 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix21 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook