Lidhu me ne

Kryesore

(de?)Natyralizohet politika e SHBA. Fshihen fjalët ‘demokraci’ e ‘të drejta’. Thjesht: Basha është i yni!

Basha on meeting Escobar: Fight against corruption, a national interest for  US and Albania | Euronews Albania

Lulzim Basha kërkoi ndihmë dhe ajo erdhi. Zëri i Amerikës ka intervistuar sot fytyrën e re amerikane për krizën shqiptare, zv.ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

Në parantezë po vëmë në dukje se përgjigjet e z. Escobar vijnë me nje shqipe për amerikanët, aq formale, në numër shumës, neutrale thuajse fare, si një gjuhë jo e dikujt që është i lëmuar në zejet e veta, por e një indiferenti që reciton. Është shqipja korrekte e politikave korrekte të një shteti që pretendon se ka monopolin e moralit në botë.

Përtej kësaj, ja vlen të hiqen mënjanë dy pasazhe nga përgjigjet e z. Escobar. Së pari kur ai flet për Berishën:

U takon votuesve të përcaktojnë se në ç’pozitë janë partitë politike në Shqipëri. Është për të ardhur keq që megjithëse ne e konsiderojmë Partinë Demokratike një partner të rëndësishëm në Shqipëri, jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente.

Përsa i përket rikthimit, nuk jam i sigurt se është tamam ashtu. Është e mundur që ai të ketë mbështetës. Por unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti…Mundet që ai të ketë shumë mbështetës…Por nuk dua të flas për Berishën

Çka do të thotë se zoti Escobar, në një dalje tipike prej zyrtari amerikan, po na thotë se mbështetësit nuk kanë vlerë përkundrejt interesit amerikan. Pra u takon votuesve, por ato duhet të jenë syçelët se çfarë vendosin, duke injoruar fare hapur faktin se nëse votuesit nuk e duan Bashën në krye të PD-së, kjo pak i intereson SHBA që e do Bashën aty ku është. Edhe pse atë e ka vendosur Berisha si ushtarin e vet. Demokracia për të cilën SHBA na ka mëkuar në këto 30 vjet pluralizëm është fjalë e likujduar në fjalorin e këtij zyrtari. Me pamjen e një shefi kuzhine në konkurs gatimi, z. Escobar përcakton madje edhe se çfarë quhet një opozitë e shëndetshme, pavarësisht se kush voton:

Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje

Mund të merret me mend se për çfarë niveli po kemi të bëjmë dhe se çfarë rëndësie ka vërtet Shqipëria që trajtohet këtu me tonin e një bisede në kazino. Zoti Escbar ecën edhe më tej kur flet për të ardhmen e ndritur të Shqipërisë, duke ngritur megjithatë gishtin e këshillës: mos gaboni të dashur shqiptarë!

Dua të flas për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Tani Shqipëria është një nga aleatët më të fortë dhe më të rëndësishëm që kemi në rajon. Marrëdhëniet tona në të gjitha aspektet, politike, strategjike, ushtarake dhe madje edhe ekonomike po rriten më shpejt se çdo marrëdhënie tjetër në rajon. Ne duam ta mbajmë të tillë. Kjo është e ardhmja. Nëse njerëzit, përfshirë përkrahësit e tij duan të shohin prapa, u takon atyre (të vendosin). Por ne shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se Shqipëria ka një të ardhme shumë të ndritur përpara, nëse vazhdon në rrugën që po ecën, që është një orientim i fortë euroatlantik

Nëse kjo është e ardhmja e ndritur dhe nëse Escobar është profeti i saj i radhës, atëherë mjerë ne! Lulzim Basha nuk është as e ardhmja e vetes në politikë dhe këtë e ka provuar disa herë. Si vallë duhet që të besohet një politikë e një shteti të fuqishëm që nga një anë flet për partneritet strategjik, minon kuadrin demokratizues për të cilin ka investuar aq shumë duke përkrahur liderë që ndërmarrin akte personale dhe nga ana tjetër me një mendjelehtësi të çuditshme thonë se u takon njerëzve të vendosin.

Intervista është një lëmsh logjik me inkoherenca të mëdha, por nuk është e vështirë të merret vesh mesazhi në bazë: Basha është njeriu ynë pavarësisht se çfarë bën. Edhe Rama.

Kjo politikë nuk kundrshtohet veçse me forcë, pasi me fjalë dhe procedurë është e qartë se asgjë nuk ndryshon.

s.zaimi / Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix8 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix8 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore8 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix8 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook