Lidhu me ne

Radar

Erdogan i vë kusht Ramës: Presim masa ndaj FETO, të ketë marrë fund si çështje deri në vizitën time të ardhshme

Erdogan i vë kusht Ramës: Presim masa ndaj FETO, të ketë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë.

Ai e vuri theksin te miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe se Turqia e sheh vendin tonë si një partner strategjik. 

Me Shqipërinë kemi lidhje të forta historike dhe humane. Për ne, Shqipëria është fqinji ynë në zemër. Marrëdhëniet tona përfshijnë gati 6 shekuj. Gjurmët tona të përbashkëta nuk janë vetëm politike. Marrëveshjet e bashkëpunimit tona që rrënjat i kanë të thella, janë shumë të forta dhe të palëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit se Turqia është një nga 5 partnerët strategjikë të Shqipërisë, është plotësimi i kësaj tabloje që shikojmë sot. Ne i kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik.

Në do vazhdojmë të kontribuojmë në stablitetin e vendeve tona dhe mbarë rajonit. Kur Shqipëria dhe Turqia të bashkojnë duart me lejen e të madhit Zot nuk do të ketë asnjë problem që të mos ta kalojmë apo të mos ta zgjidhem.

The Gulen Movement's Collision Course With The Turkish State

Së bashku nuk do lejojmë askënd të prishë këtë panoramë të bukur. Në ndjekim me vlerësim rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne do të ndajmë përvojat tona për këtë detyrë që e kemi kryer në të kaluarën.

Populli turk qëndron pranë popullit shqiptar sic ka qenë gjithmonë. Turqia ishte vendi i parë që dha ndihmë gjatë tërmetit dhe pandemisë që shpërtheu në vitin 2020. Në kuadër të marrëveshjes që kemi shumë shpejt vaksinën turcovac jemi të gatshëm ta vëmë në dispozicion të Shqipërisë”, tha Erdogan.

Presidenti turk kërkoi nga autoritetet shqiptare që të marrin masa ndaj organizatës terroriste FETO. Sipas tij kjo çështje duhet të mbarojë deri në vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri.

“Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren hapa më të shpejta kundër Fetos në Shqipëri.

Anëtarët e kësaj organizate pas 5 vitesh nga grushti i shtetit vijojnë të jenë në Shqipëri, në fushën e biznesit, në fushën e arsimit dhe në fusha të tjera. Çështjen e FETO-s ne e shohim si një parakusht të vëllazërisë tonë. Ndaj nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi se ata me të ardhur koha do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Sa më shpejt duhet të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tinëzare.

Nëse nuk veproni në kohë, tentativa si në Turqi mund të përsëriten dhe në vendin tuaj. Ne si shtet kemi paguar një kosto shumë të rëndë. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETO-s dhe shpresoj që kjo çështje të ketë marrë fund në vizitëm time të ardhshme në Shqipëri”, u shpreh Erdogan.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook