Lidhu me ne

Radar

“Ky shtet të vret natën”/ Nis shembja e banesave te “5 Maji”, banorët nxirren me forcë nga shtëpitë

"Ky shtet të vret natën"/ Nis shembja e banesave te "5

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për shembjen e banesave në zonën e “5 Majit”, Tiranë. Në orët e para të mëngjesit në këtë zonë u shkëput energjia elektrike dhe më pas mbërritën forca të shumta policie.

Këta të fundit bllokuan qarkullimin në këtë zonë dhe shoqëruan disa prej banorëve të cilët kundërshtuan shembjen e shtëpive. Banesat do të prishen në kuadër të procesit të rindërtimit, por banorët nuk janë dakord.

Policia ka nxjerrë me forca të tjerë banorë që refuzuan të dilnin nga shtëpitë e tyre, ndërsa makinat janë hequr me karrotrec. Janë më shumë se 400 banesa që pritet të shemben, ndërsa ditën e sotme do të prishen tre shtëpi.

Banorët janë shprehur të revoltuar për mediat, duke thënë se nuk kanë ku të qëndrojnë. I pyetur nga mediat se ku do të qëndrojnë, një prej banorëve të zonës tha: Jashtë, në Hënë. Unë kam pasur shtëpi. Ose te shtëpia e Erion Veliajt. Jam me vëlla, me grua, me nënë.

Ndërkohë një tjetër banore e revoltuar u shpreh se qeveria është kriminale, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.

“Kjo qeveri kriminale me në krye Ramën e Erion Veliajn. Zemra më plastë e jetën mos e gëzofshin, ky është shtet hajdut e tradhëtar. Ky shtet të vret natën!

Djemte e mi kanë punu gjithë jetën, po më ndalet fryma. E mjera Shqipëri kë ka në krye, rroft Turqia e Serbia. Turp, turp, turp! Në botë nuk ka ndodh te ne, ça bëhet kështu? Të më kapin zvarrë mua”, tha ajo.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix16 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix16 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix16 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix16 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix16 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook