Lidhu me ne

Mix

Zbuloni se si ndryshon jeta seksuale e një çifti pas lindjes së fëmijës

Fëmija në jëtën e një çifti është një ndër gëzimet më të mëdha, por bashkë me të rriten dhe përgjegjësitë.  Tashmë në jetën e prindërve të rinj, vijnë edhe disa episode sa të gëzueshme, stresuese, të frikshme, e të gjitha këto ndjesi mpleksen bashkë për t’jua bërë çdo ditë të re edhe më të paparashikueshme.

Një nga gjërat që thelbësisht ndryshon mes dy partnerëve, është pikërisht raporti mes të dyve. Pikëpyetjet e shumta, dilemat, një lloj “ftohje” që nëse vazhdon gjatë kthehet në një terren të minuar për martesën. Ndaj, ne të Class kemi cekur disa nga këto ndryshime, ndër më thelbësoret, duke u nisur edhe nga përvoja personale. Të gjitha vajzat dhe djemtë e bërë prindër rishtas të mblidhen këtu dhe të na tregojnë se a kemi qëlluar në shenjë me këto piketime që ne kemi bërë! Jeni gati?

Ndryshimi është i pashmangshëm dhe shpesh nuk thuhet me zë: 

Nëse dikush ju thotë se martesa e tyre nuk ka ndryshuar pasi janë bërë prindër, me siguri nuk janë të sinqertë me ju. Nuk jeni më vetëm ju të dy, por ti, bashkëshorti dhe fëmija. Statusi i prindit do ju ndryshojë edhe juve si njerëz, do jeni më të vetdijshëm, më të dhimbsur, pasi e gjithë bota juaj rrotullohet rreth kësaj qenieje të pafuqishme që ka nevojë gjithë kohës për ju. Pranojeni këtë ndryshim të ri në jetën tuaj dhe bëni pakt me të njëherë e përgjithmonë.

Mund të urreni partnerin tuaj

Jeni në një fluks hormonesh, me ndryshime të jashtëzakonshme, që nisin nga të qarat e bebit/es deri tek ushqyerja me gji, ndërkohë që shpesh burri është aty para syve tuaj dhe nuk ju ofron asnjë ndihmë. Ju mund ta përbuzni atë për faktin se jeta e partnerit nuk ka ndryshim të madh që prej lindjes së fëmijës, por kjo ndodh edhe për shkak të mungesës së përvojës në këtë drejtim. Mund të ketë ngritje zëri, debate të forta, por kjo nuk do të thotë se po shkoni drejt divorcit. Hormonet tuaja kanë dalë nga ekuilibri, mungesa e gjumit bën të vetën, por ky është thjesht depresioni post partum. E dinit apo jo?

Seksi? Tashmë, i takon të kaluarës suaj:  

Ne e dimë! Nuk është klishe! Jeta seksuale pas lindjes së fëmijës së parë, ndryshon katërcipërisht. Dhe juve ju mbetet të jetoni thjesht me kujtimet e së shkuarës, me kohët e arta. Mund të prisni edhe javë, e muaj të tërë pa pasur raport seksual me njëri-tjetrin. Lodhja, stresi, mungesa e gjumit, ndryshimi i disponibilitetit, nuk janë assesi në favor të gjendjes suaj optimale shpirtërore, në mënyrë që të keni një raport të kënaqshëm seksual. Ndaj, mos e nxitoni veten. Gjithçka do të vijë në kohën e duhur.

Ju e doni beben tuaj, më shumë se burrin:  

Para se të kishit foshnjen tuaj në krah, nuk e ndjenit distancën nga njëri-tjetri, ndërsa me lindjen e fëmijës praktikisht jeni më larg se kurrë. Sepse i gjithë fokusi është tek pjesëtari më i ri i familjes. Zgjidhja? Mundohuni që të mos lejoni një person tjetër të hyjë në mesin tuaj. Edhe pse jeni të çmendur pas fëmijës, mirë është që të mos e lëndoni njëri-tjetrin për shkak të tij/saj. Vëreni në funksion dashurinë tuaj të përbashkët për fëmijën që rritet mes jush.

Gjyshërit, do i shihni më shpesh në shtëpinë tuaj:

 Lindja e një fëmije është një ngjarje, sidomos kur bëhet fjalë për shoqërinë shqiptare. Traditat dhe historia jonë ndër vite ka dëshmuar, se ne shqiptarët jemi më të afërt dhe bëjmë shumë për familjen, ndryshe nga bota që përcakton kufijtë dhe hapësirat e ndërveprimit të çdo pjesëtari. Por, me ardhjen në jetë të foshnjes së parë, bëhuni gati që t’i shikoni më shpesh pranë jush gjyshërit e të dyja palëve. Mos u habisni madje, kur ata të tentojnë të bëjnë ligjin në shtëpinë tuaj. Nuk ka qëllime dashakeqe në këtë mes, sepse gjithçka nis nga bonsensi dhe dashuria për më të voglin e familjes, por duke u përpjekur të duken protektivë, të dashur, të kujdesshëm deri në tepri, gjyshërit shqiptarë nuk e kuptojnë dot kapërcimin e atij kufiri që i bën ata nga shumë të kujdesshëm në shumë të bezdisur. Ndaj, bëni kujdes!

Paratë, llogaritë tuaja bankare me minus: 

Mos kini pikën e dyshimit! Qysh prej ngjizjes deri në daljen në jetë, fëmija është vetëm çështje investimi për ju. Pa i faturuar kësaj, edhe vitet më tutje, kopësht, shkollë, studime, veshje, argëtim, etj. Ndaj, kur të shihni që në fund të muajit mund të kërkoni lekë borxh, apo të shihni që llogaritë bankare janë zbrasur, mos u çudisni aspak! Ktheni sytë nga fëmija juaj dhe do ta kuptoni se ai/ajo është arsyeja e të gjithë këtyre ndryshimeve.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook