Lidhu me ne

Mix

Pse jeta seksuale bëhet më e vështirë për gratë pas menopauzës?


Nga Qëndresa Sokoli

Për shumë gra, seksi pas menopauzës nuk është aq i kënaqshëm sa dikur. Por a është tërësisht fajtor menopauza?

Hulumtimet e reja sugjerojnë se ndryshimet hormonale që vijnë me menopauzën janë vetëm një pjesë e arsyes pse jeta seksuale e një gruaje bie me kalimin e moshës.

Është e vërtetë që shumë gra përjetojnë simptoma pas menopauzës, duke përfshirë thatësinë vaginale, marrëdhëniet e dhimbshme dhe humbjen e dëshirës – të gjitha këto mund të ndikojnë në shpeshtësinë dhe kënaqësinë e seksit.

Por studimi i ri tregon se arsyet që shumë gra nuk duan seks, shijojnë seksin dhe bëjnë seks janë shumë më komplekse. Ndërsa tradicionalisht gratë janë fajësuar kur seksi zbehet në një marrëdhënie, hulumtimi tregon se, shpesh, është shëndeti i partnerit të një gruaje që përcakton nëse ajo mbetet seksualisht aktive dhe e kënaqur me jetën e saj seksuale.

“Ne e dimë se menopauza duket se ka një efekt të keq në epsh, thatësi vaginale dhe dhimbje seksuale”, tha Stephanie Faubion, drejtore e klinikës “Mayo” për Shëndetin e Grave në Rochester, Minn.

“Por ajo që po vjen si një konstatimi i qëndrueshëm është se partneri ka një rol kaq të spikatur. Nuk është vetëm disponueshmëria e partnerit – është edhe shëndeti fizik i partnerit”.

Studimi i fundit, i botuar në revistën mjekësore Menopause, bazohet në anketat e më shumë se 24 mijë grave që marrin pjesë në një studim të shqyrtimit të kancerit ovarian në Britani.

Gratë, të moshës 50 deri në 74 vjeç, iu përgjigjën pyetësorëve shëndetësorë me zgjedhje të shumëfishta në lidhje me jetën e tyre seksuale në fillim të studimit. Por të dhënat e sondazhit janë unike sepse rreth 4 mijë e 500 nga gratë lanë gjithashtu komente të shkruara, duke u dhënë studiuesve një mori njohurish të reja rreth jetës seksuale të grave.

Mbi të gjitha, 78 përqind e grave të anketuara thanë se kishin një partner intim, por më pak se gjysma e grave (49.2 përqind) thanë se kishin një jetë aktive seksuale. Përgjigjet me shkrim të grave rreth asaj se pse e ndaluan seksin zbuluan dhimbjen dhe trishtimin pas përqindjeve.

Arsyeja kryesore ishte humbja e një partneri për vdekje ose divorc, gjë që u përmend nga 37 përqind e grave.

Disa gra thanë se jeta ishte shumë e ndërlikuar për të lënë kohë për seks – 8 përqind thanë se partneri i tyre ishte shumë i lodhur për seks dhe 9 përqind e grave thanë se ishin gjithashtu shumë të lodhura për seks.

Një bashkëshort me probleme serioze shëndetësore ishte një tjetër temë e zakonshme. Rreth një në katër gra (23 përqind) thanë se mungesa e seksit ishte për shkak të problemeve fizike të partnerit të tyre dhe 11 përqind e grave fajësuan problemet e tyre fizike.

Të tjerë përmendën shëndetin mendor dhe problemet e varësisë si arsye për mungesën e seksit.

Rreth 30 përqind e grave thanë se jeta e tyre seksuale ishte ndalur sepse nuk kishin “interesim”. Kurse 21 përqind e grave thanë se partnerët e tyre kishin humbur interesin për seksin.

Të dhënat dhe komentet u analizuan nga Helena Harder, një studiuese në Shkollën Mjekësore të Brighton dhe Sussex. Harder tha se komentet tregojnë se mjekët duhet të kenë më shpesh biseda me gratë rreth seksit.

“Gratë thonë se u vjen keq që gjërat kanë ndryshuar. Ata do të dëshironin të ishte ndryshe”, thotë Harder.

“Por në përgjithësi, kjo nuk po ngrihet në diskutime. Pacientët kanë nevojë për siguri, ta dinë që është në rregull të diskutojnë seksin dhe të bëjnë pyetje. Nëse e bëni këtë, ndoshta është një hap i mirë drejt ndryshimeve”, është shprehur ajo.

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore23 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix23 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook