Lidhu me ne

Mix

Seksi pas menopauzës, çfarë provon një grua?

Menopauza është një proces biologjik dhe i pashmangshëm i organizmit femëror. Shfaqet mes moshës 45-55 vjeç dhe manifestohet fillimisht me çrregullime të ciklit menstrual deri në zhdukjen e plotë të tij, duke shënuar në këtë mënyrë edhe fundin e etapës fertile.  Ajo nuk është sëmundje dhe nuk duhet trajtuar si e tillë, ndonëse shfaq shenjat e mëposhtme:djersitje e tepërt, pagjumësi, ndryshime të gjendjes së humorit, fitim i peshës në mënyrë të pashpjegueshme si dhe ulje të dëshirës për marrëdhënie seksuale.


Duke u ndalur tek kjo e fundit, ndodh rëndomtë që shumë femra të pyesin veten sesi do të jenë raportet intime pas kësaj faze dhe a do të mund të bëjnë më seks në të ardhmen. Gjatë menopauzës vihet re një ulje e ndjeshme e nivelit të estrogjenit dhe testosteronit të cilët sjellin edhe rënien të dëshirës seksuale. Përveç këtyre ndryshimeve hormonale, femrat shfaqin gjithashtu edhe thatësi vaginale, dhimbje gjatë aktit, djegie të vulvës etj, simptoma këto që paralajmërojnë shfaqjen e sindromë genito-urinare.


Sipas një studimi të vitit 2016, udhëhequr nga dr. Elisabeth Ereckson, mjeke obstetre-gjinekologe në Bedford, rreth 183 gra nga kampioni prej 279 femrash që morën pjesë, pranuan se vuanin nga këto probleme dhe se jeta e tyre sekuale kishte ndryshuar shumë pas kalimit në menopauzë, aq sa shpeshherë ato e kishin refuzuar atë.                                                                                                                                                                      

Sipas mjekes obstetre-gjinekologe vaginës i duhet pak më shumë kohë për të rimarrë veten dhe për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme, megjithatë ju mund të stimuloni këtë proces ”vetëshërimi” . Për të tonifikuar muskujt e vaginës provoni ushtrimet Kegel. Shtrëngoni muskujt e vaginës sikur të jeni duke ndaluar urinën të dalë. Ushtrohuni duke mbajtur muskujt të kontraktuar/shtrënguar për 10 sekonda dhe pastaj lëshojini për 10 sek të tjera.  Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të mirë të gjakut në zonë e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale. Ushtrimet e Kegelit, të cilat përbëhen nga shtrëngimi dhe lëshimi i muskujve të poshtëm të legenit lehtësojnë arritjen e orgazmës dhe e bëjnë më të fortë ndjeshmërinë e vaginës gjatë seksit.Gjithashtu, ushtrimet Kegel ndihmojnë femrat që kanë probleme me urinimin e pakontrolluar.

/Burimi ‘‘Pour femme”

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook