Lidhu me ne

Radar

A janë djegur eshtrat e Mehmet Shehut? Ja çfarë thotë ish-kryehetuesi

Kryehetuesi i viteve ’80 Qemal Lame ka rrëfyer në një lidhje në emisionin “Opinion” historinë dhe disa nga pikëpyetjet që veshin ende në mister vdekjen e ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu.

Ai hedh dyshime se eshtrat e Shehut mund të jenë djegur, ndërsa tregon këtë bisedë me kreun e sigurimit, Zylyftar Ramizi: Në tetor të vitit 1982 në tetë të darkës më ka ardhur në zyrë Zylyftar Ramizi. Kishte rreth 3 muaj në detyrë. Më tha kam një problem: Dua nga ana juridike të më ndihmosh. Dua të mbetet mes nesh.

Thashë ligjet janë për të gjithë, jo vetëm për ne.

Me tha: Në rast se një kufomë spërkatet me acid, zhduket?

I thashë nuk e kuptoj, ke pyetje apo diskutim.

Jo tha kështu në mënyrë të përgjithshme. Në mënyrë të përgjithshme, po them që acidi nuk mund të përdoret për kufomat, por në rast se do të përdoret, I thashë që acidi dëmton trupin, indet, por nuk i zhduk. Nuk hyn dot në kocka nuk i shkatërron.

Me djegie është më mirë tha, kur digjen. I thashë: përse e ke fjalën? Është një rast shumë i veçantë, por nuk mund të them më shumë se më ikën koka…

Unë këtë rast e mora si mendim të përgjithshëm, por kur mora vesh që kufoma e Mehmet Shehut ishte zhvarrosur m’u kujtua ky episod. Përgjigja më e mirë nëse është vrarë apo e vranë ishte autopsia.

Tjetra është ADN. Në rast se kufoma është djegur ADN nuk do të përgjigjet me ato eshtra që janë aktualisht. Në rast se nuk bëhet ADN do të thotë që për këtë proces vazhdon cilësimi i vjetër. Në rast se ADN përkon me eshtrat kemi të bëjmë me analizën logjike kriminalistike.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar5 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore5 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook