Lidhu me ne

Radar

Tallet Basha: Nuk mund t’i besohet Ramës, premtoi 300 mijë vende pune e ndërkohë përzuri 500 mijë në azil

Lulzim Basha, gjatë një takimi në Durrës, tha se nuk mund t’i besohet kryeministrit Edi Rama për Portin e Durrësit pasi është përgjegjës për largimin e 300 mijë të rinjve shqiptarë, keqmenaxhimin e COVID-19 dhe rënien e nivelit të arsimit në Shqipëri duke e krahasuar me atë të kontinentit afrikan. Lulzim Basha denoncoi projektin e Portit të Durrësit dhe tha se do e do të ndjekë çdo hap ligjor dhe kushtetues për ta bllokuar zbatimin e këtij projekti të qeverisë socialiste të cilin e konsideron mafioz.

“Dy fjalë për portin e Durrësit. Se s’është hera e parë që po flas. Kur njeriu ska gjë për të fshehur dhe është i pastër, kur ka të vërtetën me vete, ajo është arma më e mirë për t’u përballur . Pse është kaq e prekshme? Sepse është provë korrupsioni. Nëse ke për qëllim të zhvillosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh një nga qendrat më të mëdha në Shqipëri, nuk i kalon ligjet në mes të natës, pa konsultim. Siç bëri kur solli një sheik para zgjedhjeve dhe na i nxjerr për Krishtlindje dhe Ramazan. Del para durrsakëve, shpalos planin, çfarë leverdie ka për pronat publike, çfarë do të ndodhë me to, çfarë do të ndodhë me portin, sa premton të punësosh? Ky njeri s’mund të jetë Rama që nga premtimi i 300 mijë vende pune dhe bëri 500 mijë të rinj me familje të ikin në azil. Premtoi shëndetësi falas dhe i mbushi spitalet me pacientë nga pandemia. Premtoi arsim cilësor e ktheu në cilësi të vendeve të Afrikës. Jemi kundër dhe do të hedhim të gjith hapat ligjorë dhe kushtetues që porti i Durrësit, që është projekt fantazëm me një grup oligarkësh, të mos bëjë asnjë milimetër. Jo se jemi kundër zhvillimit, por jo të bëhet në kurriz të pronarëve të tokave. Do na kenë përballë me shoqërinë civile, me qytetarët e Durrësit për këtë projekt mafioz”, u shpreh Basha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore7 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook