Lidhu me ne

Radar

“U përuruan me bujë 22 ditë më parë nga Rama e Veliaj, në 3 pallatet te ‘5 Maji’ nuk banon asnjë familje” – Denoncimi me video


22 ditë më parë, kryeministri Rama e kryebashkiaku Veliaj përuruan me bujë disa objekte të ndërtuara në zonën e 5 Majit në kuadër të programit të rindërtimit.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale të RamësVeliajt e Ahmetajt, shihet nisja e ceremonisë me këngë e valle, teksa dhjetëra qytetarë janë mbledhur përreth.

Në fjalën hapëse theksohet se në këto apartamente do strehohen 100 familjet e para që do pasohen nga shumë të tjera në vijim.

Madje pjesë e materialit është edhe vizita e Ramës dhe Veliajt te njëri nga apartamentet me familjen përfituese.

Mirëpo 22 ditë më pas rezulton se tre pallatet janë të pabanuara dhe asnjë familje nuk është zhvendosur në to.

Vëzhgimi është bërë nga faqja ‘E drejta për qytetin’ në Facebook. Ata kanë shkuar te tre pallatet e përuruara 22 ditë më parë dhe kanë gjetur se aty nuk banon asnjë familje, pasi të gjitha apartamentet janë bosh.

“Rama e Veliaj përuruan tre nga objektet e reja në Lagjen 5 Maji në Tiranë në fund të vitit 2021. Sipas tyre aty u strehuan 100 familjet e para nga programi i rindërtimit në lagjen 5 Maji. Ne menduam t’u kushtojmë një vizitë këtyre familjeve sot, tre javë pasi supozohet se kanë marrë çelsat. Le t’i hedhim një sy. Te dera e parë nuk përgjigjet njeri. as te e dyta. As te e treta, as të e katërta. Errësira sundon në secilin kat. Provojmë shkallën tjetër, aty ku doli Rama me një banor. Dera e gjithë shkallës është e kyçur. Asnjë nga zilet nuk funksionon. Kalojmë te objekti tjetër i cili ndodhet në mes të një kantieri. Roja na thotë që nuk ka banorë aty. Dritat janë të fikura të gjitha. Se ku janë banorët këtu vetëm Rama e Veliaj mund ta dinë.” – thuhet në materialin video të shpërndarë në Facebook.

Në zonën e 5 Majit prej disa ditësh kanë nisur prishjet e shumë ndërtesave, gjë që kja çuar në përplasje mes banorëve që kundërshtopjnë projektin e bashkisë dhe e konsiderojnë si aferë korruptive dhe policisë.

Banorët kanë akuzuar Ramën e Veliajn se po mashtrojnë me programin e rindërtimit në zonën e 5 Majit. Ndërkohë Veliaj nga ana e tij ka thënë se të gjitha familjet që do u prishen shtëpitë do komensohen.

MË TEPËR

Radar53 minuta më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook