Lidhu me ne

Radar

Shqipëri 2022, fermerët iu kthehen mjeteve primitive për të punuar tokën

Marrë nga Associated Press

Në shekullin e 21-të, Ndue Fuga një banor në fshatin Fishtë të Lezhës e ka të pamundur të punonjë tokën e tij pa këto mjete primitive. Ai ka 1,5 hektarë tokë dhe përdor një gomar me plug për të punuar tokën.

Do të ishte shumë më e lehtë nëse do të përdorte një traktor, por ai thotë se karburanti është shumë i shtrenjtë. Nafta në Shqipëri kushton rreth 180 lekë për litër.

“E kemi vënë në punë gomarin se nuk përballojmë dot çmimin e naftës. Jemi të varfër shumë, kemi 30 vjet demokraci dhe ende nuk e kemi gjetur veten në kushte të mira”, thotë zoti Fuga

Bujqësia nuk i siguron atij të ardhura, pasi të gjitha produktet i përdor për konsum familjar. Varfëria është një problem me të cilin përballen shumë fermerë në Shqipëri.

Rreth 280 mijë nga rreth 350 mijë fermerë në total klasifikohen si fermerë të vegjël dhe të pavarur. Ata nuk kualifikohen për subvencionet qeveritare ose grante të Bashkimit Evropian.

Fermerët e regjistruar mund të marrin edhe një zbritje prej 50 për qind të çmimit të naftës, por kjo nuk vlen për pronarët e vegjël si zoti Fuga. Në këtë mënyrë shumë fermerë e punojnë tokën me dorë, me kafshë apo me mjete të tjera primitive.

Shqipëria kishte rreth 700 mijë hektarë tokë bujqësore në vitin 1991, por vetëm 400 mijë hektarë përdoren tani. Shumë të rinj, përfshirë edhe pesë fëmijët e zotit Fuga kanë emigruar në Evropë dhe nuk e kanë menduar kurrë të kthehen për të punuar në tokën e tyre.

Rreth 40 përqind e popullsisë së Shqipërisë jeton në fshat, por bujqësia përbën vetëm 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

https://www.zeriamerikes.com/a/6409059.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=VOA-player6409059&utm_source=www.voal.ch/&utm_content=player

Vazhdo leximin

Me teper

Kioske8 minuta më herët

Intrigat e korrupsionit me emrin “Bordi i Transparencës”

Nga Enver Bytyçi Emërtimi “Bord i Transparencës” në fakt fsheh intrigën e korrupsionit. Kjo do të thotë se ky bord...

Stil16 minuta më herët

Qen në ëndërr ? Zbuloni se çfarë do të thotë kjo në jetën tuaj

Gjumi është thjesht i përsosur! Relaksohemi, nuk mendojmë shumë dhe thjesht shijojmë ëndrrat tona më të çmendura. Por le të jemi të...

Stil25 minuta më herët

Jason Momoa, në një romancë dashurie me Eiza Gonzalez

Jason Momoa po përflitet së fundmi për një romancë të re dashurie. Burime të shumta kanë treguar për PEOPLE se...

Stil20 orë më herët

Syri i Sheganit, kryevepra natyrore në Shkodër

Syri i Sheganit, kryevepra natyrore në Malësinë e Madhe Me pamjen e mrekullueshme që të ofron burimi karstik i Syrit...

Kryesore22 orë më herët

Berisha krahason Edi Ramën me diktatorin Hoxha: Përdori varfërinë për t’u ulur kokën njerëzve!

Duke folur para mbështetësve të tij në Fier, Sali Berisha ka krahasuar Edi Ramën me Enver Hoxhën, duke thënë se...

Stil22 orë më herët

Komediani Chris Rock: Mund t’u besoni të gjitha grave, përveç Amber Heard

Gjatë një shfaqjeje të dhënë së fundmi në Londër, komediani Chris Rock nuk u përmbajt aspak kur u bë fjalë...

Stil22 orë më herët

A ka një moshë ideale për të bërë fëmijë?

Teknikisht, gratë mund të mbeten shtatzënë dhe të lindin fëmijë që në momentin kur nis cikli menstrual, gjatë pubertetit e...

Stil22 orë më herët

Shkaqet e anemisë/ A ndikon gjenetika?

Anemia nga mungesa e hekurit (IDA) është kur mungesa e hekurit zvogëlon aftësinë e trupit për të bërë mjaftueshëm qeliza...

Stil22 orë më herët

Koliti/ Cilat janë shenjat e para?

Koliti është një term i përdorur për të përshkruar inflamacionin e zorrës së trashë, i njohur gjithashtu si zorrë e...

Stil22 orë më herët

Në cilat raste është i nevojshëm një skaner i kockave?

Një skanim i kockave, i njohur gjithashtu si shintigrafi e kockave, është një teknikë e imazhit bërthamor në të cilën...

Facebook