Lidhu me ne

Radar

“Braktisen” nga Basha/ Komisioni i Rithemelimit i bashkohet protestës para Kuvendit: Lul brava përfiton nga këto projekte

"Braktisen" nga Basha/ Komisioni i Rithemelimit i bashkohet

Në mbështetje të banorëve të zonës së “5 Majit” dhe “Laprakës” kanë shkuar anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Ballliu dhe të tjerë i janë bashkuar protestës së tyre para parlamentit.

Më herët banorët dënuan heshtjen e kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetëve të tij ndaj protestës së tyre. Ata ngritën pretendime se deputetët e Bashës heshtin se kanë frikë nga “ndëshkimi” ose se kanë përfitimet e tyre nga këto projekte.

Deputeti Flamur Noka shprehu mbështetjen ndaj qytetarëve, ndërsa hodhi akuza se nga këto projekte përfitojnë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Duke e akuzuar kryeministrin dhe kryedemokratin për pazare, Noka u shpreh se qytetarët po nxirren në rrugë për interesa korruptive.

Deri më tani pranë banorëve nuk ka shkuar asnjë deputet i Lulzim Bashës edhe pse këta të fundit kanë bërë thirrje për mbështetje.

“I dëgjuat qytetarët, dhimbja e tyre është shumë e madhe, sot këta, këta janë njerëz janë nxjerrë në rrugë, nga qeveria e pashpirt, e Edi Ramës dhe vemjes së tij Erion Veliaj. Këta njerëz nuk duhet të shkelen me këmbë, duhet të trajtohen si qenie njerëzore të denja të këtij vendi, të trajtohen gjysmën e trajtimit që iu bë afganëve të Sorosit. 

Ajo që është e rëndë, dhe që vetë banorët po ju bëjnë me dije ju, është fakti se në të gjitha këto projekte po del hapur në dritën e diellit, se ka një bashkëpunim mes Ramës, Veliajt dhe Lulzim bravës.

Ka pasur shumë pikëpyetje, me masakrën që po bëhet te ‘5 Maji’ apo në ‘Laprakë’ është gjithçka evidente, prapa kësaj historie është Lul brava me kapllanët apo alibeajt e tij, që përfitojnë nga këto projekte. Në do të jemi me çdo shqiptar që nuk pranon vjedhjen dhe dhunën, që nuk pranon pazarin Basha-Rama”, u shpreh Noka.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix6 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix6 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix6 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix6 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix7 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix7 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar7 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook