Lidhu me ne

Radar

A do të japë dorëheqjen Basha nëse humbet 6 bashkitë ? Grida Duma: Të shohim…

A do të japë dorëheqjen Basha nëse humbet 6 bashkitë ?

Deputetja e Partisë Demokratike dhe një nga mbështetëset më të mëdha të Lulzim Bashës, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, foli për situatën në Partinë Demokratike dhe zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars. 

E pyetur nëse Basha do të dorëhiqet, në rast humbje të gjashtë bashkive, Grida nuk dha një përgjigje por tha “të shohim rezultatet pastaj do të flasim”. 

Lulzim Basha, sa herë është pyetur përpara çdo palë zgjedhje, a do të dorëhiqet nëse i humbet zgjedhjet, ka refuzuar gjithmonë të japë përgjigje dhe sigurisht pas çdo humbje, ka vijuar të qëndrojë në krye të partisë, duke shpallur “luftë deri në fitore”. 

Pjesë nga intervista e Grida Dumës: 

Çfarë situate po kalon PD sot?

“Shumë epitete mund t’i vëmë, por asnjëri nga demokratët që e do PD-në si pjesë të tijën, nuk e do momentin se ku po kalojmë. Besoj që koha shërben për të qartësuar të drejtën nga e padrejta”.

Sa i vështirë ishte momenti për t’ju kundërvënë Berishës?

“Nuk është i thjeshtë sigurisht, por jo dhe aq i vështirë. Gjëja më e vështirë është të shohësh PS që fërkon barkun me atë që ndodh në PD. Kur shikon një mazhorancë që po bën qef totalisht, vetëm Rama po përfiton nga kjo. Se socialistët nuk fitojnë gjë, se shohin një Big Brother politik aty.

Rama kënaqet se si PD turbullon vetveten dhe çon mesazhin që nuk është e bashkuar. Lideri historik nuk e kupton që ça do gjëje të ketë me kryetarin e PD, kjo duhet të ketë një fund që mos përçahet PD. Ai që vetë ka bërë kompromise me Nanon, ka goditur aq fort Metën që të mendoje se me të mund të vriteshin, aq keq shkonin, dhe vjen tani me këto ide që po shkatërrojnë PD. Demokratët janë ende të turbullt në arsyetim. Ata nuk e kuptojnë që kjo është përtej Bashës e Berishës”.

Berisha  u kthye në armikun e PD-së?

“Jo për mua, ai është një njeri që i është errësuar arsyeja e vet në raport me personin e vet. Ai nuk e ka imagjinuar kurrë që mund të preket nga PD se ai e quan pronë të veten. Kjo çorienton arsyen e tij. Berisha e ka krijesë PD-në, por kur vjen puna për të shpëtuar fëmijën apo veten, të gjithë zgjedhin fëmijën”.

Fiton PS në 6 bashkitë nga përçarja e PD-së?

Fituese në 6 bashkitë e përjashtoj si mundësi, ka opsione në Shkodër, Durrës e Rrogozhinë. Jo të gjitha bashkitë shihen me të njëjtën formulë. Durrësi është bashki shumë diferente nga momenti në moment. 

A do japë dorëheqjen Basha nëse humb 6 bashkitë ?

Në politikë nuk ka nëse. Por dua të jem e vërtetë me shqiptarët kur vjen puna për mbajtjen e përgjegjësive. Të shohim rezultatet pastaj do flasim.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Këto janë tre smartfonët më të mirë për të shkrepur foto natën

Këtu janë tre telefonat inteligjentë më të mirë për fotografitë gjatë natës, të disponueshëm aktualisht në treg. Më i miri...

Mix2 orë më herët

Samsung Galaxy Ring, ja sa mund të kushtojë

Një çmim midis 300 dhe 350 dollarë dhe një abonim mujor prej 10 dollarë. Ky do të ishte shpenzimi i...

Radar2 orë më herët

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam vetëm një apartament dhe makinë me kredi

Flamur Noka Demokrati Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të...

Mix2 orë më herët

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i...

Mix3 orë më herët

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor...

Mix3 orë më herët

Timothée Chalamet nderohet me statujë prej dylli

Timothée Chalamet, aktori i mirënjohur i njohur për rolet e tij në “Lady Bird”, “Call Me By Your Name” dhe...

Mix3 orë më herët

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me...

Mix3 orë më herët

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë....

Mix3 orë më herët

Cassie Ventura thyen heshtjen pas videos së abuzimit nga Sean ‘Diddy’ Combs: Dhuna më theu

Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë...

Mix3 orë më herët

Celine Dion është gati të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

‘Amazon MGM’ ka publikuar trailerin e parë për dokumentarin e Celine Dion “I Am: Celine Dion”. Dokumenti zbulon më shumë...

Facebook