Lidhu me ne

Mix

Keni probleme me Mëlçinë?! Ja çfarë duhet të dini

Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës. Mëlçia ka disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.); përmban depozitat e hekurit dhe të bakrit; Prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës.

Kequshqyerja apo ushqime të caktuara mund të çojnë në keqfunksionimin e saj, por ushqimet e duhura do ta ndihmojnë mëlçinë të detoksifikohet dhe të funksionojë normalisht. Ja për çfarë bëhet fjalë:

Arra:

Arrat janë plot me aminoacide yndyrore esenciale, por arrat në veçanti kanë shumë ‘l-arginine’ dhe ‘glutathione’, të cilat mund të ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë dhe në oksigjenimin e gjakut. Është byku i arrës, që është gjetur shpesh në produktet e pastrimit të mëlçisë, që ju mund të blini në farmaci. Por pse të mos hani më mirë arra?

Grejpfrut:

Ky frut është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, të cilët janë të shkëlqyer në pastrimin e mëlçisë. Një nga flavonoidet në grejpfrut, ‘naringenin’, ka në përmbajtjen e vet një përbërës, që e bën mëlçinë ta djegë dhjamin, në vend që ta depozitojë atë.

Qepët dhe hudhrat:

Ushqimet e pasura me sulfur kanë një nga llojet kryesore të molekulave, të përdorura për të ndihmuar në pastrimin e mëlçisë nga një gamë e gjerë toksinash. Ushqime, si: qepët, hudhrat dhe të verdhat e vezëve futen në këtë kategori. Hudhra përmban allicin dhe selen, të cilët janë provuar se mbrojnë mëlçinë nga mbingarkesat toksike.

Çaj jeshil:

Çaji jeshil ka veti antioksidante dhe është plot me katecinë, një lloj antioksidanti bimor, i njohur për eliminimin e yndyrës dhe për nxitjen e funksionimit të duhur të mëlçisë. Ai gjithashtu mbron kundër toksinave, që mund të shkaktojnë dëme serioze të mëlçisë.

Shafrani i Indisë:

Shafrani i Indisë mbron mëlçinë nga veprimi i agjentëve toksikë dhe madje rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë. Shafrani i Indisë, gjithashtu rrit prodhimin biliar (një lëng tretës që prodhohet nga mëlçia) dhe “pluhura” -ilaçe të mëlçisë, të dobishme për ata që kanë probleme me fshikëzën e tëmthit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook