Lidhu me ne

Mix

Probleme me pankreasin? Mjekët rekomandojnë këtë dietë

Denisa Canameti, gazeta Shëndet+ dhe Shëndeti Online

Sëmundja e pankreasit është mosfunksionimi jo i rregullt i këtij organi. Kur ky organ vazhdon të mos kryejë mirë punën e tij për një kohë të gjatë, atëherë sëmundja kthehet në kronike.

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku Bardhyl Popa, gastrohepatolog, thotë se lënia pas dore e kurave parandaluese dhe e mjekimit të rekomanduar nga mjeku specialist mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të tjera edhe më të rënda, siç janë sëmundja e sheqerit (diabeti) ose e tumoreve të ndryshme, të cilat shfaqen si pasojë e mosprodhimit të insulinës nga ky organ.

kanceri i pankreasit

Shenjat më të shpeshta të sëmundjes së pankreasit janë dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, këputje të trupit të shoqëruar dhe me zverdhje. Të sëmurët ndiejnë një gjendje të fikëti. Shpesh çon edhe në shfaqjen e sëmundjes së sheqerit.

Cila është rëndësia e gjendrës së pankreasit?

Pankreasi është një organ që lokalizohet në pjesën e majtë të kavitetit abdominal (hipokonder sinister), nën stomak. Është një gjendër e traktit tretës e cila ka  një funksion të dyfishtë, ekzokrin (duke prodhuar lëngun pankreatik që merr pjesë në tretje) dhe endokrin (duke sekretuar dy hormone antagoniste, insulinën, që është një hormon hipoglicemiant, dhe glukagonin që është një hormon hiperglicemiant).

Sëmundjet më të shpeshta nga të cilat preket kjo gjendër?

Sëmundjet më të shpeshta nga të cilat preket kjo gjendër janë:

  • Diabeti i sheqerit,
  • Pankreatiti akut,
  • Pankreatiti kronik,
  • Deficenca e enzimave pankreatike,
  • Kanceri i pankreasit.

Çfarë është pankreatiti akut?

Pankreatiti akut është një inflamacion (enjtje) i pankreasit që shfaqet menjëherë dhe zakonisht përmirësohet pas disa ditëve nën mjekimin e duhur. Pankreatiti akut mund të shfaqet mbas disa orëve deri në dy ditë pas konsumimit të alkoolit.

Shkaqe të tjera janë infeksionet, tumoret, traumatizmi abdominal, anomalitë gjenetike të pankreasit, kolelitiaza (gurët në tëmth), hipertensioni arterial, hipertrigliceridemia, si dhe disa medikamente. Alkooli dhe gurët në tëmth janë shkaqet kryesore dhe më të shpeshta të pankreatitit që përbëjnë rreth 80-90% të rasteve me pankreatit akut.

Por ka dhe shkaqe të panjohura që përbëjnë rreth 15% të rasteve me pankreatit akut. Në rreth 85% të rasteve pankreatiti akut nuk është një sëmundje e rëndë dhe zakonisht pacienti shërohet shpejt, por nga ana tjetër në rreth 15-20% të pacientëve me pankreatit akut, lezionet e rënda të pankreasit vënë në rrezik jetën e pacientëve.

Pse shkaktohet kjo sëmundje?

Tripsina është enzimë që prodhohet nga pankreasi dhe nuk duhet të jetë aktive deri sa të shkojë në zorrët e holla. Në momentin që kjo enzimë aktivizohet në kohën që është ende në pankreas, atëherë ajo provokon tretjen e vetë pankreasit duke provokuar kështu irritim dhe inflamacion (enjtje) të tij.

Abuzimi me alkoolin bën që molekulat e etanolit të prekin qelizat e pankreasit dhe në këtë mënyrë bëjnë të mundur aktivizimin e tripsinës para kohe. Gurët e tëmthit dhe ose të kanalit kryesor (koledokut) mund të shkëputen në rrugën e tyre drejt duodenumit dhe mund të bllokojnë kanalet e pankreasit duke bërë kështu të mundur aktivizimin e tripsinës para kohe në pankreas.

Të tjera shkaqe që çojnë në pankreatit akut janë disa infeksione, siç është infeksioni i shkaktuar nga bakteria salmonela; sëmundjet autoimmune, siç janë lupusi, sindromi Sjogren.

Cilat janë shenjat e pankreatitit?

Pacienti referon për një dhimbje të menjëhershme në formë brezi në qendër të abdomenit të sipërm. Dhimbja mund të ndihet dhe në shpinë. Nëse dhimbja shkaktohet nga gurët në tëmth, simptomat shfaqen shpejt. Kur shkaktohet nga alkooli, simptomat shfaqen me ngadalë deri në disa ditë. Shenjat ose simptomat e mëposhtme mund të jenë prezente:

  • Të vjellat, të përzjerat, diarrea, mungesa e oreksit, kolla dhe frymëmarrja e thellë mund të jetë e dhimbshme.
  • Ndjeshmëri në palpacion, temperaturë, ikteri ose zverdhja e lëkurës dhe sklerave.
  • Analgjezikët e fortë nuk e qetësojnë dhimbjen.
  • Tensioni arterial mund të rritet ose të ulet.
  • Ndjenja e të fiktit ose marramendje.

Si diagnostikohet pankreatiti?

Dhimbja abdominale karakteristike bën që doktori të mendojë për një pankreatit akut të mundshëm, veçanërisht te një pacient që ka gurë në tëmth apo një pacient që konsumon alkool. Nuk ekziston asnjë analizë gjaku që të vendosë diagnozën e pankreatiti akut, por disa analiza së bashku (amilaza, lipaza etj) sugjerojnë praninë e kësaj sëmundjeje.

Radiografia abdominale tregon ansat intestinale të dilatuara. Radiografia torakale mund të tregojë një rigion pulmonary të kolabuar ose praninë e likidit në kavitetin pleural. Ekografia abdominale tregon praninë ose jo të gurëve në tëmth ose në kanalin kryesor (koledok) dhe sigurisht tregon zmadhimin e gjendrës së pankreasit.

Skaneri abdominal (CT) është jashtëzakonisht i rëndësishëm në vënien e diagnozës, por edhe për të vlerësuar komplikacionet e mundshme.

Për sa i përket pankreatitit kronik, mjeku e mendon atë në bazë të simptomave ose historisë së krizave të pankreatitit akut. Përsa i përket analizave të gjakut, nuk janë aq domethënëse në vendosjen e diagnozës së pankreatitit kronik në krahasim me atë të pankreatitit akut, por mund të vihet re rritje e amilazës, lipazës.

Mund të monitorohet glukoza në gjak që mund të rritet. Teste të tjera siç janë radiografia, eko abdominale apo skaneri nuk kryhen në mënyrë rutinë në pankreatitin kronik, por radiografitë dhe eko abdominal mund të vënë në dukje praninë e gurëve në pankreas. Pacientët me pankreatit kronik kanë një risk të lartë të zhvillojnë kancer të pankreasit. Përkeqësimi i simptomave, sidomos ngushtimi i duktusit pankreatik bën që mjeku të mendojë se mund të jetë përpara një kanceri të pankreasit.

Në këto situata rekomandohet ekografia abdominale, skaneri ose ekzaminimet endoskopike.

Si trajtohet enjtja e pankreasit dhe ku kryhet?

Trajtimi i pankreatitit akut të lehtë kryhet zakonisht me analgjezikë për uljen e dhimbjes dhe pirja e lëngjeve. Në rastet e rënda nevojitet shtrimi në spital. Të gjithë pacientët në fillim duhet të evitojnë ushqimet dhe lëngjet, sepse këto e stimulojnë pankreasin të prodhojë me shumë enzima. Nëse dhimbja ulet ose pacienti nuk ka më të përziera, mund të fillohet ushqimi normal, por nëpërmjet sondës nazogastrike. Pacientët me pankreatit akut të rëndë zakonisht shtrohen në shërbimin e reanimacionit, ku edhe ndjekja është më e mirë. Rrallëherë mund të nevojitet dhe ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e indit pankreatik të nekrozuar apo të infektuar. Kur pankreatiti shkaktohet nga kolelitiaza (gurët në tëmth), ndërhyrja për heqjen e tëmthit mund të shtyhet derisa simptomat të përmirësohen. Pankreatiti sever i shkaktuar nga gurët në tëmth ose kanali kryesor (koledok), trajtohet nëpërmjet kolangiopankreatografisë retrograde endoskopike (ERCP) ose ndërhyrjes kirurgjikale.

Megjithëse mbi 80% e pacientëve me pankreatit i eliminojnë gurët spontanisht, nxjerrja e tyre me ERCP është e nevojshme në ata pacientë që nuk përmirësohen në 24 orët e para të shtrimit në spital.

A ka një dietë ushqimore që të  përcakton mjeku nëse kemi probleme me pankreasin?

Në rastet me pankreatit akut në të shumtën e rasteve ndalohet ushqimi nga goja. Ushqimi rifillohet pas 3-4 ditësh nën mbikëqyrjen e mjekut.

Dieta në pankreatitin kronik: Së pari ndalohet në mënyrë kategorike pirja e alkoolit, kurse  duhani dhe kafeja mund ta shtojnë dhimbjen. Duhet ngrënë 4-5 herë në ditë, duhen evituar ushqimet krudo, duhet evituar konsumimi i lëngjeve gjatë vakteve. Në përgjithësi dieta ushqimore duhet përshtatur për çdo pacient më vete, por në përgjithësi është hiperkalorik: (2500-3000 kalori) dhe do të përmbajë 30% proteina, 30% lipide, 40% glucide.

Proteinat: 100-150 gr në ditë, nga të cilat 65-75% e zënë mishi i pulës, mish viçi, peshk, mëlçi, të ziera. Pastaj pjesa tjetër plotësohet me djath lope, vezë gjysmë të ziera.

Lipidet: Preferohet një regjim hipolipidik, preferohet gjalpi i freskët i lopës, djathërat që kanë më pak se 50 % yndyrë, qumështi, vaji luledielli.

Glucidet: Preferohet një regjim hiperglucidik (rreth 400 gr  glucide në ditë), bukë e bardhë e ndenjur 1-2 ditë ose e thekur, zarzavate të ziera, fruta të pjekura mirë ose komposto, mjaltë etj.

Kujdes! Në rast paraqitje të diabetit të sheqerit, regjimi i përshtatet pacientit diabetik domethënë glucidet nuk do jenë më shumë se 250 gr në ditë.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook