Lidhu me ne

Radar

Skema e TVSH-së dëmtoi prodhuesit vendas të qumështit; U rritën ndjeshëm importet e bulmetit nga Serbia në 2021

Nga Monitor

Skema e TVSH-së dëmtoi prodhuesit vendas të qumështit; U

Tkurrja e blegtorisë, rënia e numrit të krerëve dhe ndryshimet e vazhdueshme të skemës së kompensimit të TVSH-së kanë rritur nevojën për importe të bulmetit nga jashtë vendit.

Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë vitit 2021, tregojnë se importet e bulmetit, vezëve dhe mjaltit u rritën me 27% vitin e kaluar, duke arritur vlerën totale prej 4,7 miliardë lekësh (38,8 milionë euro).

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, importet në këtë grup udhëhiqen nga bulmeti dhe se rritja gjatë vitit 2021 është krijuar nga shtimi i importeve të qumështit nga Serbia, e cila ka ndikuar në 25% të totalit të rritjes totale.

Importet e bulmetit nga ky vend arritën në 327 milionë lekë në vitin 2021, me një rritje 251% në raport me vitin 2020.

Importuesit kryesorë janë fabrikat e qumështit, disa prej të cilave furnizohen me lëndë të parë nga Serbia, për shkak se kostot shpesh janë më të ulëta se ato nga tregu vendas.

Serbia ishte partneri i tretë tregtar pas Italisë dhe Gjermanisë në importet e bulmetit dhe vezëve.

Rritja e importeve të qumështit u favorizua më së shumti nga një skemë fiskale e pafavorshme që u ndoq pas vitit 2019. Para këtij viti, në skemën e vjetër, vlera e kompensimit të TVSh-së ishte 20%, ndërsa nga 1 janari 2019 është 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit është së paku trefish më e lartë.

Nga 1 janari 2022, TVSH e kompensuar është zero, ndërsa fermerët do të kompensohen, sipas një skeme që ende nuk është bërë e ditur nga Ministria e Bujqësisë.

Heqja e kompensimit të TVSH-së u kundërtshtua fort nga prodhuesit e qumështit, me argumentin se do të rriste më tej kostot e prodhimit dhe do të reflektohet në shtrenjtimin e çmimeve.

Ndryshimet e shpeshta në skemën e TVSH-së rritën varësinë nga importet.

Administratorët e fabrikave të përpunimit të qumështit kishin pohuar se, importi i qumështit bruto nga Ballkani është më me leverdi se blerja nga fermerët në tregun vendas.

Fabrikat gjithnjë e më shumë po preferojnë të importojnë lëndën e parë, por kjo tendencë do të thotë faliment për blegtorët shqiptarë dhe rënie drastike e fitimeve të tyre.

Pesha e Serbisë në produktet e bulmetit është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit. Në Shqipëri ka mbi investime në linjat e përpunimit të qumështit në një kohë që lënda e parë sa po e vjen e po tkurret nga rënia e numrit të bagëtive.

Për të mbajtur normat e prodhimit, disa fabrika marrin lëndë të parë jashtë vendit, por vitet e fundit furnizimet me bulmet nga Serbia dhe Ukraina janë rritur ndjeshëm. Në krahasim me para-pandeminë, importet e bulmetit nga Serbia u rritën me 36%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se deri në vitin 2018, importet e bulmetit nga Serbia ishin zero dhe blerjet nga kompanitë shqiptare të këtij produkti nga Serbia filluan vetëm në vitin 2019.

Bie numri i krerëve në blegtori dhe qumështit të grumbulluar

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i krerëve në blegtori ka rënë dukshëm vitet e fundit. Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583 krerë, duke shënuar rënie me 12,76%, në krahasim me vitin 2019.

Numri i të leshtave është 1,55 milionë krerë, duke shënuar rënie me 11,40%, krahasuar me vitin 2019.

Gjithashtu numri i dhive në vitin 2020 ishte 774.332 krerë, duke pësuar rënie vjetore me 10,26%, në krahasim me vitin 2019.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 119 mijë tonë, duke pësuar rënie me 14,80 %, krahasuar me vitin 2019.

Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të grumbulluar të lopës është rreth 101 mijë tonë, duke pësuar rënie me 18,45%, krahasuar me 2019.

Aktualisht Serbia e subvencionon tërësisht ciklin e prodhimit në bujqësi dhe agropërpunim./Monitor

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix10 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix10 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix10 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix10 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix10 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar10 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport10 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix10 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix10 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook