Lidhu me ne

Aktualitet

Nafta në Shqipëri, më e shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri, më e shtrenjta në Europë, sipas

Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne.

Tabela është publikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 31 janar.

Por, në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.7% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë. Dy vjet më parë, kjo peshë ishte 4.5%, çka tregon se çmimet e naftës në vend janë rritur me ritme më të shpejta sesa të të ardhurave.

Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e naftës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore (të vitit 2020). Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindjes së të ardhurave ditore që duhet për të blerë një litër karburant (shiko tabelën në fund).

Shqipëria ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë, së bashku me Kosovën, bazuar në fuqinë blerëse, me përkatësisht 13.9 dhe 11.4 mijë dollarë ndërkombëtarë, një njësi e Bankës Botërore që mat Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas barazisë së fuqisë blerëse (shiko kolonën: Të ardhurat vjetore për frymë, sipas fuqisë blerëse –$ ndërkombëtarë) .

Pas Shqipërisë, nafta është më e shtrenjtë në Kosovë, me 4.5% të të ardhurave ditore. Ndonëse të ardhurat për frymë janë më të ulëta në Kosovë, edhe nafta kushton më pak, duke e bërë atë relativisht më të lirë se në Shqipëri. Më pas renditen vendit e rajonit, Bosnja (3.3), Serbi (3.2% e të ardhurave ditore), Maqedonia e Veriut (2.8%), Mali i Zi (2.6%).

Shqipëria ka pothuajse të njëjtin çmim nafte si në Gjermani (rreth 1.8 dollarë për litër), por një qytetari gjerman i duhen vetëm 1.24% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Në Danimarkë, ku nafta kushton 1.9 euro/litër, u duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore.

Ditët e fundit çmimet e karburanteve shënuan një tjetër rritje, për herë të shtatë radhazi në vetëm pak muaj.

Nafta tregtohet me rreth 190-192 lekë, ndërsa benzina deri në 194 lekë. Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur disa herë. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 44 lekë për litër, ose rreth 30%.

Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në bursa, ku nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, nga rreth 20 dollarë që zbriti në mars 2020, kur bota filloi të vuante pasojat e pandemisë.

Një tjetër faktor i brendshëm lidhet me paketën e fundit fiskale e cila parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që ka filluar të zbatohet nga tregtuesit, që nga 1 janari i këtij viti. Në fundit inflacioni arriti në nivelin më të lartë të dekadës prej 3.7%, ndërsa mesatarja vjetore e 2021 sipas Instat është 2%.

Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 125 lekë për litër, (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Ndërsa nga 1 janari këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit.

[Përqindja e të ardhurave ditore, që duhen për blerjen e një litri naftë, Europa]

Nafta në Shqipëri, më e shtrenjta në Europë, sipas

/Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook