Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Vota për Lul Bravën, është votë për Ramën dhe peshkaqen Gjushin

Berisha: Vota për Lul Bravën, është votë për

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një takim në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak, Ardian Muka.

Berisha ka bërë thirrje që çdo votë të hidhet për kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’.

Berisha, deklaroi se primaret ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por ai nuk donte ti nënshtrohej votës së demokratëve, por u bë kandidat i Lul Bravës.

‘Në primaret e 30 janarit, asnjë kandidat nuk erdhi nga kryesia, Sali Berisha apo kushdo tjetër, por erdhi nga ju.

Dyert e primareve ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por ai nuk donte të vendosej para votës tuaj. Dhe ai zgjodhi të mos jetë kandidat i juaj, por i Lul Bravës.

Prandaj ju ftoj ju, banorët e Durrësit në 6 mars çdo votë për kandidatin e lirisë, të ‘Shtëpisë së Lirisë’, Ardi Mukën. Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh që ka parë bregu i Durrësit, Gjush Dakos, është votë e humbur, drejt të shkuarës, për varfërinë.

Asnjeri të mos i lejojë vetes një gabim të tillë. Vota për kandidatin e Lul Bravës është votë për Edi Ramën dhe pushtetin e tij. Ai e di dhe Basha e di se çfarë diskretidimi ekstrem ka pësuar. Nuk askund në Europë, një ish-kryetarë partie që pret me gaz e blinda anëtarët e partisë së tij që 3 muaj më parë e kishin votuar dhe për 8 vite kishin derdhur djersë për të.

Vota për Lul Bravën është njësoj si ta hedhësh në një pus të zi, sepse është vetëm humbës, humbës, humbës.

Nëse ka një njeri që ka hyrë në politikë dhe po del i humbur, ky e ka emrin Lul Brava.

Thirrja ime, çdo votë për Ardi Mukën, kandidatin e lirisë’, tha Sali Berisha në Durrës.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook