Lidhu me ne

Temporal

Përballja e Musine Kokalarit me Kadri Hazbiun në birucë

Sot 38-vjetori i ndarjes nga jeta të Musine Kokalarit. Kujtimet e saj për kohën kur përballej me akuzat e regjimit komunist dhe mbahej e izoluar në një birucë të ngushtë e të errët për një vit me radhë…

Më 23 janar 1946, Musine Kokalari arrestohet. Kishin kaluar 13 ditë nga arrestimet e grupeve, të cilësuar nga regjimi si të rezistencës dhe grupet zogiste. Shkak ishte bërë nota drejtuar aleatëve për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike. Musineja dëshmon në kujtimet e saj se gjatë gjithë hetuesisë do të pyesnin me ngulm rreth kësaj “Note” dhe se do të mundoheshin të ngrinin kundër saj akuza për bashkëpunim me pushtuesit, por ajo kishte kundërshtuar me vendosmëri çdo akuzë, duke u thënë: “Ju nuk po më dënoni se kam bërë faj, por se ju komunistët nuk lejoni parti tjetër dhe gjeni sebep dhe thoni se ‘doni të përmbysni Pushtetin’. Unë s’jam fajtore, s’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj”.

Seanca e parë e gjyqit u mbajt më 2 qershor 1946.  Gjyqi do të zgjaste plot dy javë. Akuzat në gjyq, do të vijonin njësoj. Gjithsesi Musine Kokalari mbrohet, vetë, pa avokat, deri në fund, kur gjyqi, pavarësisht mbrojtjes së saj të shkëlqyer, e dënon me 20 vjet burg.

Fragment nga Mbrojtja, shkruar me shkrim dore dhe lexuar  gjyq nga Musine Kokalari

Pas dhënies së dënimit, fillimi i vjeshtës së 1946-ës e gjen Musine Kokalarin në një dhomë izolimi. Ende vijonin presionet mbi të. Musineja kujton se vendi i saj i izolimit ishte një dhomëz e ngushtë dhe e errët, poshtë shkallës së drejtorisë së burgut. Aty, provokimet dhe pyetjet do të vijonin. Madje në atë periudhë, në atë ambjent, ajo do përballej edhe me Kadri Hazbiun.

“Pas tre muajve më izoluan tek ndënë shkalla e drejtorisë së burgut. Një i burgosur (pasi dritarja binte në oborrin e burgut) mé tha që pyesnin Xhemal Farkën për ty. E kuptova. Ai s’hapi gojë për mua, dhe unë s’thashë gjë për të. Me 1947 me arrestimin e deputetëve, më izoluan. Prapë Jonuz Mersini vinte kastile nga komanda e përgjithëshme për mua. Thoshte, “folë”. Përgjigjesha: Atë që kisha bërë e keni në proces verbalin. Tjetër nuk kam.

Këtu erdhi dhe Kadri Hazbiu. Më tha: Ti nuk flet se ke frikë se mos të pushkatojmë. S’kam ndonjë humbje. Do të pushoj se vuajturi. – Jo se ti kërkon të mos futësh njeri në burg.

-I ke futur pa pyetur mua. Në qoftë se ju u penduat se nuk me torturuat atëherë, në dorë më keni. Në qoftë se doni të më pushkatoni, në dorë më keni prapë. Mua nuk më mbron njeri. Ju e keni shtrembëruar akuzën dhe veproni si të doni.“

Musineja shkruan në kujtimet e saj se në atë vend e izoluar, qëndroi për një vit derisa do ta merrnin dhe do ta dërgonin në burg, ku kishte parë edhe të dënuar të tjerë të gjyqit special dhe kishte mësuar se shumë prej tyre, nën tortura, kishin drejtuar një lumë akuzash ndaj saj.

“Një vit ndenja e izoluar natë e ditë në errësirë. Rastësisht gjeta një gazetë në nevojtore dhe mora vesh divergjencat me jugosllavët. Qe bërë plenumi i tetë dhe më kërkuan të mbroja tezat shkurtimisht të Social-Demokrates. Në Shtator të 1948 më shpunë në burg. Gjeta të gjyqit special dhe u habita se më kishin akuzuar (nga druri). Tregova që nuk i njihja fare. Atëherë m’u kujtua fjala që tha një oficer: “sikur të besonim ato që kanë folur për ty, ti do të vareshe të paktën tre here”.

Në gusht të 1949 Musine Kokalari do të transferohej në burgun e Burrelit, ku do të mbahej për dy vjet e gjysmë. Shtegtimi i saj në burgje do të zhvendosej në Tiranë në vitin 1952, në burgun “Punëtoria Qendrore e Artizanatit”. Musineja do të vuante dënimin deri në tetor 1961. Përgjatë gjithë viteve të burgut, ajo kujton se krerë të lartë të regjimit e pyesnin shpesh dhe e provokonin rreth ideve të saj si socialdemokrate, por ajo iu përgjigjej flakë për flakë. Dinjiteti njerëzor dhe e vërteta kishin vlerë më shumë se gjithçka tjetër për të. Musine Kokalari, e kaloi pjesën tjetër të jetës së saj në internim në Rrëshen derisa sëmuret rëndë nga kanceri dhe mes vuajtjeve të tmerrshme vdes, me 13 gusht 1983.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook