Lidhu me ne

Radar

Nafta shkon 199 lekë/litër, 40% më e shtrenjtë se gjatë pandemisë

Nafta shkon 199 lekë/litër, 40% më e shtrenjtë se gjatë

Në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë, nafta këtë të premte tregtohej me 199 lekë/litri, së bashku me benzinën. Trendi po vazhdon edhe pse autoriteti i konkurrencës njoftoi se ka vënë në monitorim tregun e hidrokarbureve, për shkak të rritje së menjëhershme të çmimit, që ngjante i koordinuar.

Kjo është rritja e tetë në pak muaj e karburanteve, me çmimin që është 40% më i lartë në krahasim me pandeminë.

Çmimi i karburanteve po sjell edhe inflacionin në ekonomi, pasi çdo qytetar në mirëmbajtje për makinën po harxhon 13% më shumë se një vit më parë, sipas statistikave.

Shqipëria është një nga vendet që naftën e takson më shumë se çdo vend tjetër në Europë dhe rajon. Në çmimin final të produktit sipas përllogaritjeve rreth 104 lekë janë taksa, duke filluar nga akzica që me ndryshimet e reja indeksohet me inflacionin, më pas vjen markimi, taksa e karbonit, qarkullimit dhe mbi këto, së bashku me fitimin e tregtarit vendoset, TVSH-ja.

Banka e Shqipërisë në raportin e saj për inflacionin është shprehur se rritja e çmimeve ka dalë jashtë parashikimeve dhe pritet të vazhdojë përgjatë gjithë vitit. Sipas institucionit këto çmime reflektojnë tregun ndërkombëtar, ku kërkesa është e lartë dhe prodhimi i pakët./ TCH

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook