Lidhu me ne

Radar

Peter Thiel largohet nga bordi i kompanisë “Meta” për të mbështetur kandidatët e lidhur me Donald Trumpin


Peter Thiel, i cili është një nga anëtarët më jetëgjatë të bordit të kompanisë “Meta”, pjesë e së cilës janë edhe “Facebook” e “Instagram”, po planifikon të largohet nga detyra. Lajmi u konfirmua nga kompania të hënën.

54-vjeçari dëshiron të fokusohet në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, shkruan “New York Times” duke cituar një person pranë Thiel i cili nuk pranoi të identifikohej. Sipas këtij personi, Thiel i sheh këto zgjedhje si vendimtare për ndryshimin e drejtimit të vendit, dhe ai po mbështet kandidatët që mbështesin axhendën e ish-presidentit Donald Trump.

Gjatë vitit të kaluar, Thiel, i cili sipas revistës Forbes ka një pasuri neto të vlerësuar në 2.6 miliardë dollarë, është bërë një nga donatorët më të mëdhenj të Partisë Republikane. Vitin e kaluar, ai dha 10 milionë dollarë për secilën nga fushatat e dy kandidatëve: Blake Masters, i cili kandidon për një vend në Senat në Arizona dhe JD Vance, i cili kandidon për Senatin në Ohio.

Thiel ka qenë pjesë e bordit të “Meta”-s që nga viti 2005, kur “Facebook” ishte në fillimet e veta dhe ai ishte një nga investitorët e parë institucionalë. Por kritikat mbi pozicionin e Thiel në bord janë rritur në mënyrë të vazhdueshme pasi kompania ishte përfshirë në polemika politike, duke përmendur këtu ndalimin e Donald Trumpit nga platforma, dhe ndërsa kapitalisti sipërmarrës është bërë më aktiv politikisht.

Largimi i tij do të thotë se Meta po humbet zërin më të spikatur konservator të bordit. Bordi prej 10 anëtarësh ka pësuar ndryshime të rëndësishme vitet e fundit, pasi shumë prej anëtarëve të tij janë larguar dhe janë zëvendësuar, shpesh me sipërmarrës të Silicon Valley. Kompania nuk tha gjë nëse ka ndërmend të zëvendësojë Thiel-in.

“Peter ka qenë një anëtar i vlefshëm i bordit tonë dhe unë jam thellësisht mirënjohës për gjithçka që ai ka bërë për kompaninë tonë.”- tha Zuckerberg në një deklaratë, citon NYT“Peter është me të vërtetë një mendimtar origjinal të cilit mund t’i sjellësh problemet e tua më të vështira dhe të marrësh sugjerime unike.”

Në një deklaratë të hënën, Thiel tha: “Ka qenë një privilegj të punoja me një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të kohës sonë. Inteligjenca, energjia dhe ndërgjegjja e Mark Zuckerberg janë të jashtëzakonshme. Talentet e tij do t’i shërbejnë mirë Metës, pasi ai e drejton kompaninë në një epokë të re.”

Thiel u takua për herë të parë me Zuckerberg 18 vjet më parë, kur ai i dha sipërmarrësit 500 mijë dollarë si kapital për “Facebook”-un, duke e vlerësuar kompaninë në 4.9 milionë dollarë. Kjo i dha Thiel-it, mundësinë të kontrollonte 10% të aksioneve në rrjetin social dhe të merrte një vend në bordin e tij të drejtorëve.

Që atëherë, Thiel është bërë një i besuar i Zuckerberg. Thiel e këshilloi kompaninë gjatë viteve të para të rritjes së shpejtë të përdoruesve. Pikëpamjet e tij konservatore gjithashtu i dhanë bordit të Facebook-ut diversitet ideologjik.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix5 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix5 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix5 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix5 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix5 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix5 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix5 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix5 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar6 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook