Lidhu me ne

Mix

Problemet gjinekologjike lidhen me shëndetin mendor?!

A mundet që gratë me sindromë të vezoreve policistike (PCOS) të kenë rrezik në rritje për probleme të shëndetit mendor? Dhe, a kanë më shumë të ngjarë që fëmijët e tyre të kenë autizëm dhe çrregullim të hiperaktivitetit me deficit të vëmendjes (ADHD)?

Ky është sugjerimi i një studimi të ri britanik që lë të kuptohet për një lidhje midis gjendjes gjinekologjike dhe çështjeve të shëndetit mendor, por nuk provon shkakun dhe pasojën.

“PCOS është një nga kushtet më të zakonshme që prek gratë e reja sot dhe efekti në shëndetin mendor është ende i pavlerësuar,” tha autori i studimit Dr. Aled Rees, i cili punon në  Institutin e Kërkimit të Neuroshkencave dhe Shëndetit Mendor në Universitetin Cardiff në Uells.

Gjetjet sugjerojnë që gratë me PCOS duhet të kontrollohen për çrregullime të shëndetit mendor, thanë autorët e studimit.

Në PCOS, një grua prodhon më shumë hormone mashkullore sesa normalisht. Simptomat përfshijnë dhimbje në legen, periudha të parregullta menstruale, rritje të tepërt të flokëve, shtim në peshë dhe infertilitet.

Prek 7 përqind deri në 10 përqind të grave në moshë riprodhuese.

gjinekologu

Për studimin, studiuesit ekzaminuan të dhëna nga gati 17,000 gra në Mbretërinë e Bashkuar me PCOS. Këto gra kishin më shumë të ngjarë të diagnostikoheshin me gjendje të tilla si depresioni, ankthi, çrregullimi bipolar dhe çrregullimet e të ngrënit sesa gratë pa PCOS, zbuloi studimi.

Fëmijët e nenave me PCOS u zbulua se ishin në rrezik më të lartë të zhvillimit të ADHD dhe autizmit sesa fëmijët e tjerë, sipas studimit.

Rees vuri në dukje se kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar gjetjet, pasi që hetuesit gjetën vetëm një lidhje midis PCOS dhe çështjeve të shëndetit mendor.

“Ky është një nga studimet më të mëdha që ka ekzaminuar shëndetin mendor të pafavorshëm dhe rezultatet neuro-zhvillimore të lidhura me PCOS dhe ne shpresojmë që rezultatet të çojnë në rritjen e ndërgjegjësimit, zbulimin e hershëm dhe trajtime të reja”, tha Rees në një njoftim për shtyp të një reviste.

Studimi është botuar në internet në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook