Lidhu me ne

Temporal

Para se të varej te rrapi në Delvinë/ Mazar Dino: Po më vrasin vëllezërit e mi shqiptarë


Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, familja Dino ishte një ndër më të goditurat nga regjimi komunist.

Njëri prej tyre, Mazar Dino, u dënua me vdekje nga komunistët, edhe pse ishte një prej luftëtarëve më aktiv në mbrojtje të Çamërisë. Mazar Dino u dënua me vdekje me akuzën për tradhëti, ndërkohë që ishin komunistët ata që e kishin tradhëtuar Mazarin, familjen e tij dhe gjithë Çamërinë. Komunistët e shitën Mazarin dhe gjithë çamërinë tek grekët menjëherë pas luftës, pasi nënshkruan marrëveshjen e turpit që e lejuan gjenocidin grek ndaj çamërisë. Mazar Dino ishte një prej viktimave të kësaj marrëveshjeje të pisët të komunistëve shqiptarë me grekët.

Mazar Dino u kthye nga Jugosllavia në fillim të vitit 1945, atje ku u kishte shpëtuar jetën shumë shqiptarëve. Mazari ishte mik i ngushtë me Dr. Omer Nishanin, të cilit i kërkoi edhe mbështetjen për ta shpëtuar nga diktatori komunist Enver Hoxha, i cili ishte betuar që do ta vriste Mazar Dinon.

Mazar Dino i shkoi Omer Nishanit në shtëpi dhe i kërkoi ndihmë. Omer Nishani ishte në atë kohë njeri me influencë tek komunistët, menjëherë pas luftës u emërua president. Por Nishani u tregua i sinqertë dhe i tha: “Nuk të ndihmoj dot në këtë situatë të rëndë që është krijuar. Më mirë largohu nga Shqipëria”. Pak ditë më pas, Mazari u arrestua në shtëpinë emikut të tij, Isuf Musaj, në Shijak.

U dënua me varje në litar te rrapi në Delvinë. Rugës kur po shkonte drejt litarit,  “masat “ iu sulën, duke e gjuajtur me çfarë kishin nëpër duar: me gurë, domate, vezë, shoqëruar me fyerje e sharje. Një inskenim i organizuar nga komunistët.

Rrugës për tek rrapi ku do mbyllte sytë përgjithmonë, Mazar Dino tha: “Nuk më vjen keq që më ekzekutojnë vëllezërit e mi shqiptarë. Të më vriste greku do të më vinte shumë herë më keq”.

Mazar Dino nuk pranoi t’i mbulonin sytë dhe t’i hiqnin stolin nga këmbët, por e hoqi vetë duke i rënë me këmbë. Kështu mbylli sytë përgjithmonë djali i çamërisë, Mazar Dino, i dënuar me vdekje nga komunistët, në shtator të vitit 1945.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix11 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix12 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix12 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix12 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix12 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix12 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix12 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix12 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar12 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook