Lidhu me ne

Kryesore

“Zëri i Amerikës”: Thellohen hetimet për aferën korruptive të tre incineratorëve

"Zëri i Amerikës": Thellohen hetimet për aferën

Në Tiranë, komisioni parlamentar për aferën e incineratorëve pritet të thellojë hetimet gjatë seancave dëgjimore, ku do të dëshmojnë përfaqësues të qeverisë qendrore dhe asaj vendore.

Komisioni rinisi punën dhe ka mbledhur dokumente, në përpjekje për të zbardhur dyshimet nëse është abuzuar me fondet publike rreth 430 milionë euro për ngritjen e 3 incineratorëve.

Pas vizitave nga afër të 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, komisioni hetimor parlamentar pritet të dëgjojë mbi aferën korruptive gjatë dy javëve në vazhdim dëshmitë e 28 personave; qeveritarë të lartë, ministra, deputetë, administratorë dhe përfaqësues të 3 bashkive.

Të hënën do të merren dëshmitë e administratorëve, më tej ekspertë, teknikë dhe njohës të procedurave ligjore, ndërsa javën tjetër pritet të dëshmojnë kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ish ministrat Damian Gjiknuri, Shkëlqim Cani dhe Lefter Koka.

Komisioni i kryesuar nga opozita po vazhdon hetimet, ndërsa kryetari i Partisë Demoktatike, Lulzim Basha, shprehu sërish mbështetjen ndaj SPAK, duke i kërkuar veprim më të shpejtë për të mbrojtur financat publike dhe për të vënë të dyshuarit para akuzave.

“SPAK-ut i kërkoj të veprojnë sot me arrestimin e përgjegjësve. Nuk mjafton arrestimi i bishtit. Nuk mjafton shpallja në kërkim ndërkombëtar e Stela Gugalljas dhe Klodian Zotos. SPAK-ut i bëj thirrje mos të presë që Edi Rama të shkarkojë ministrinë e radhës pastaj ta arrestojë. Kurbani i radhës për këtë aferë po bëhet gati me shpresën që të shpëtojë koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë mos ta kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej, nuk mund të të zbatohej dhe nuk mund të sillte këto përfitime pa miratimin e Edi Ramës” – tha zoti Basha.

Komisioni hetimor rifilloi nga puna pas bllokimit që shkaktuan anëtarët socialistë, duke votuar kundër programit hetimor.

Pas ndërhyrjes së komisionit të rregullores, hetimet po vazhdojnë me një mori dokumentesh mbi lejet dhe procedurat e 3 incineratorëve, nga të cilat dyshohet se janë shpërdoruar shuma të konsiderueshme parash deri në 430 milionë euro.

Për të përvetësuar këto shuma dyshohet se u ngrit një skemë e inceneratorëve, duke miratuar me shpejtësi një seri procedurash pas të cilave rrodhën pagesa dhjetëra miliona euro për punë të pakryera.

Krahas qeveritarëve të lartë, pritet të dëshmojnë para komisionit edhe kryetarë dhe ish kryetarë të bashkive të Tiranës, Fierit, Elbasanit për të zbardhur skemën e pagesave të detyrueshme ndaj administruesve të 3 incineratorëve dhe të për detajuar labirintin e dokumenteve nga disa ministri e deri tek kryeministria.

“Të gjithë ministrat ranë dakord që procedurat duhej t’i bënte Ministria e Mjedisit, por jo. Brenda ditës mblidhet kryeministri me gjithë qeverinë dhe vendosin me VKM, si bonusin, si emërimin e fituesit, duke shujmëzuar me zero të gjithë komunikimet që kishin bërë ministrat, për t’i dhënë skemës një mburojë politike, për t’i dhënë një mbrojtje politike këtij procesi. Kjo mbrojtje politike ka qenë që në ditën e parë. Kontrolli i Lartë i Shtetit si edhe Ministria e Mjedisit dhe e Financave e njohin që kjo është kontrata më diskriminuese që është hartuar ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë, ka nisur me 90 milion Euro përfundon me 430 Milion Euro” – thotë Jorida Tabaku, kryetare e komisionit hetimor.

Paralelisht me komisionin hetimor të Kuvendit, për aferën korruptive të incineratorëve po heton edhe SPAK-Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit, e cila ka arrestuar ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka, nën akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe marrje rryshfetesh.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se “çështja e ish-ministrit me SPAK-un është çështje individuale” dhe se “Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt”.

Sipas SPAK, ish-ministri Koka ka shkelur procedurat dhe ka marrë ryshfet rreth 3.7 milionë eurosh, akuza që ai i ka mohuar, duke u shprehur se ka zbatuar ligjin.

Krahas ish ministrit, dy urdhëra të tjerë arresti dhe kërkimi janë shpallur për dy administratorët e lidhur me incineratorin e Elbasanit Stela Gugalla dhe Klodian Zoto. /VOA

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook