Lidhu me ne

Aktualitet

Llogaritë e cunguara të Top Story-t për incineratorët

Nga Klodian Tomorri

Lulëzim Basha ka akuzuar publikisht qeverinë se do t’i japë 430 milionë euro koncesionit të incineratorit në Tiranë. Kjo akuzë ju nënshtrua një fact checking-u në emisionin investigativ Top Story.

Sipas investigimit, kjo akuzë është një mashtrim i madh. Në dokumentar ilustrohej me tabelë se në Tiranë depozitohen 800 ton mbetje në ditë. Për çdo ton, koncesionari përfiton 29 euro të ardhura. Kjo, ilustrohej në investigim, do të thotë se në një vit koncesioni do të ketë rreth 8.4 milionë euro të ardhura, ndërsa për të gjithë periudhën 30 vjecare, të ardhurat totale që përfiton kompania koncesionare do të jenë 254 milionë euro.

Nga këto të ardhura investigimi, ka zbritur 125 milionë euro kosto për ndërtimin e incineratorit dhe 90 milionë euro të tjera shpenzime administrative dhe mirëmbajtje, duke dalë në përfundimin se fitimi i kompanisë koncesionare do të jetë rreth 30-50 milionë euro për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit. Përmes këtyre llogarive, dokumentari investigativ rrëzonte kështu akuzat e Lulëzim Bashës se incineratori do të marrë 430 milionë euro.

Në fakt, kjo llogari është e cunguar dhe ka pasaktësi. 

Pasaktësia e parë shumë e madhe, qëndron në faktin se janë llogaritur si të ardhura totale për koncesionarin vetëm të ardhurat që ai përfiton nga tarifa 29 euro për çdo ton mbetje që depozitohet në Sharrë. Por pyetja që shtrohet natyrshëm është çfarë bën një incinerator dhe për çfarë shërben investimi 128 milionë euro për ndërtimin e tij?

Përgjigja është shumë e thjeshtë. Incineratori djeg mbetjet dhe prej tyre prodhon energji. Kjo energji shitet duke sjellë të tjera të ardhura. Sipas studimit të fizibilitetit, të përpiluar nga vetë kompania koncesionare, në të gjithë jetëgjatësinë e kontratës, incineratori do të prodhojë 19 milionë MË energji elektrike.

Nga shitja e kësaj energjie, kompania do të arkëtojë 133 milionë euro të ardhura. Pra 254 milionë euro nga tarifa e depozitimit të mbetjeve plus 133 milionë euro të tjera bëjnë 387 milionë euro të ardhura për koncesionarin.

Pasaktësia e dytë është supozimi se sasia e mbetjeve që depozitohen në Sharrë do të qëndrojë e njëjtë për 30 vitet e ardhshme, pra 800 ton në ditë. Por Tirana rritet dhe po kështu edhe sasia e mbetjeve.

Në fakt, kur u dha kontrata koncesionare, vetëm dy vjet më parë, sasia e mbetjeve ditore në Tiranë ishte sipas vetë studimit të fizibilitetit të kompanisë, 700 tonë në ditë. Sot në vetëm dy vjet shifra ka kërcyer në 800 ton në ditë ose rreth 14 për qind më shumë.

Në 30 vjet sasia do të rritet edhe shumë më tepër dhe me një formulë pak komplekse në exel, gjen se kjo rritje do të gjenerojë dhjetra milionë euro të tjera të ardhura mbi nivelin 254 milionë euro që llogarit investigimi.

Pasaktësia e tretë lidhet me të ardhurat nga depozitimi i dherave të ndërtimit. Sot çdo ton dhe i gërmuar në Tiranë, depozitohet me detyrim në Sharrë. Për këtë ndërtuesit paguajnë 480 lekë për ton. Ky është një biznes shumë i madh, i cili sjell miliona euro shtesë për koncesionarin.

Së fundmi, në llogaritje është harruar edhe një burim shumë i rëndësishëm të ardhurash. Shitja e skrapit. Sipas vetë llogarive që kompania koncesionare ka bërë në studimin e fizibilitetit për 30 vjet ajo do të përfitojë 78 milionë euro nga shitja e skrapit.

Nëse shton të gjithë këto flukse të ardhurash, atëherë del se të ardhurat totale që do të përfitojë kompania koncesionare nuk janë 254 milionë euro, por të paktën 2 herë më shumë. 

Dhe kjo llogari nuk mban parasysh indeksimin e mundshëm nga inflacioni, të drejtën që i është dhënë kompanisë në kontratën koncesionare dhe që sipas KLSH-së mund të sjellë 80 milionë euro të tjera shtesë.

Incineratori është një biznes shumë i madh. Shumë më i madh se 254 milionë euro dhe madje edhe më i madh edhe se sa thotë zoti Basha.

Kjo është arsyeja se pse politika dhe media po përleshen për të shtënë në dorë sa më shumë nga biznesi i plehrave.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix12 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix12 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix12 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix12 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix12 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook