Lidhu me ne

Radar

Afera e incineratorëve, Lala: Veliaj i përfshirë, dyshime edhe për Ramën

Afera e incineratorëve, Lala: Veliaj i përfshirë, dyshime edhe

Gazetarja Klodiana Lala deklaron se kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

E ftuar në Syri tv, Lala thotë se ka dyshime të forta edhe për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama.

“Jam e zhgënjyer nga SPAK. E kam mbështetur reformën në drejtësi në fillim. Kam menduar se ia vlen që të hedhim në rrugë disa prokurorë e gjyqtarë, për një Shqipëri të së ardhmes. Por shumë prej pjesëtarëve të SPAK nuk kanë kurajë. Kështu ka ndodhur edhe me incineratorët. Veliaj është i përfshirë në çështjen e incineratorëve. Ka shmangur vendimin e Këshillit Bashkiak. Kam dyshime edhe për Ramën.

Është vepruar si një organizatë kriminale nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe janë të përfshirë shumë qeveritarë. Kam pikëpyetje për mënyrën si po funksionon Komisioni Hetimor. Duhet të evidentohen shkeljet e të ketë depozitim në Prokurori. Skandali është edhe se nuk kemi incineratorë në Tiranë. Ahmetaj duhet të japë deklaratë për raportin me Mirel Mërtirin.

Tahiri sot është në burg për lidhje të pashpjegueshme me persona të caktuar, edhe Ahmetaj ka raport të pashpjegueshëm me Mërtirin. Është aferë që ka lënë shumë gjurmë. Rama duhet të na thotë a është përfshirë te çështja e incineratorëve. Nuk mundet të bëhet gjithë ky korrupsion pa pasur dijeni Rama”, deklaroi Lala.

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar12 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix13 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix13 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix13 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix13 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix13 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix13 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix13 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix13 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook