Lidhu me ne

Radar

Grupi Balfin hyn në tregun mediatik, blen televizionin SCAN


Grupi Balfin (Balkan Finance Investment Group SHPK), po hyn dhe në tregun mediatik.

Grupi ka njoftuar pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë SCAN SHA, me veprimtari radiotelevizive, të fokusuar për ekonominë.

Kjo është hyrja e parë e grupit Balfin në tregun mediatik në vend. Më herët, aksioneri i Balfin, Samir Mane, kishte pasur aksione (2.97% të kuotave) në operatorin televiziv me pagesë Digit-Alb, por që i ka shitur në fillim të vitit 2021, sipas veprimeve të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Grupi BALFIN ka vendosur të blejë aksionet e TV Scan në fillim të këtij viti. Ashtu si edhe për investimet e tjera të grupit, pritshmëritë janë të mëdha. Televizioni do të vijojë që të mbajë të njëjtin profil, duke e parë dhe duke e trajtuar informacionin nga këndvështrimi i ekonomisë, por tashmë do të ketë më shumë mundësi për ta kryer më mirë funksionin e tij në të mirë të publikut”, tha Agim Fjolla, drejtor komunikimi i Grupit Balfin.

“Ambicia e Grupit BALFIN është ndërtimi i një medie që të trajtojë çështje ekonomike dhe të lidhura me biznesin duke ofruar informacion të plotë, profesional dhe të pa-anshëm nga Shqipëria dhe rajoni. Nga ana e Grupit BALFIN janë nënkontraktuar ekspertë të huaj, që do të bëjnë riorganizimin e televizionit për t’ju përgjigjur sa më mirë pritshmërive të një televizioni rajonal kushtuar çështjeve të ekonomisë dhe të biznesit”, shtoi ai.

Grupi Balfin, me interesa në tregti me pakicë, qendra tregtare, ndërtim, turizëm, miniera, banka, është i dyti më i madh në vend sipas qarkullimit vjetor. Të ardhurat e kompanive kryesore të grupit në Shqipëri, ishin 36.7 miliardë lekë në vitin 2020.

Një pjesë të rëndësishme të aktivitetit, grupi e ka jashtë vendit. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë.

SCAN SHA është një shoqëri aksionare, ka objekt aktiviteti: veprimtari radiotelevizive dhe përgjithësisht çdo operacion financiar, tregtar, industrial me pasuri të paluajtshme, që mund të lidhet drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me ushtrimin e veprimtarisë radiotelevizive.

Scan është themeluar në vitin 2001, sipas ekstraktit të QKB-së dhe fillimisht ishte me emrin Mediasat. Në 2009-n filloi aktivitetin si radiotelevizion ekonomik, me emrin Scan. Televizioni kishte të ardhura prej 136 milionë lekësh në vitin 2020 dhe një fitim prej 550 mijë lekësh, sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në QKB.

Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar se ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës dhe fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet12 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix12 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar13 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar13 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook