Lidhu me ne

Mix

Studimi/ Si e lehtëson muzika kalimin në menopauzë?

Studimi/ Si e lehtëson muzika kalimin në menopauzë?

Muzika e bën më të lehtë tranzicionin nëpër të cilin kalon një grua gjatë menopauzës.

Kjo konfirmohet nga një studim i kryer midis korrikut të 2019-ës dhe dhjetorit të 2020-ës në një kampion prej 48 grash. Rezultatet treguan se terapia muzikore mund të jetë e dobishme në veçanti në zbutjen e depresionit tipik gjatë menopauzës dhe pas saj.

Simptomat e menopauzës mund të jenë të shumëfishta dhe ndryshojnë nga gruaja në grua. Më të zakonshmet janë afshet, shqetësimet e gjumit, depresioni, thatësia vaginale, dëshira e ulët seksuale dhe dhimbjet e kyçeve dhe muskujve.

Muzika duket se ka fuqinë për të lehtësuar në mënyrë të konsiderueshme këto simptoma, pasi stimulon sekretimin e disa neurotransmetuesve, duke përfshirë dopaminën, serotoninën, oksitocinën dhe endorfinën, duke ulur hormonet e stresit si kortizoli dhe duke rregulluar ritmin e zemrës dhe frymëmarrjen. Nga ana tjetër, fuqitë terapeutike të muzikës janë të njohura që në kohëta të lashta në shumë kultura. Është përdorur për të trajtuar shumicën e sëmundjeve.

Një studim tjetër tregoi gjithashtu se terapia muzikore mund të jetë e dobishme për të luftuar simptomat depresive te pacientët me çrregullime mendore psikotike dhe jopsikotike. Është treguar gjithashtu se ndihmon në parandalimin e depresionit pas lindjes.

“Ka pasur një rënie të ndjeshme në rezultatet e BDI (shkalla e depresionit të Beck) tek gratë e testuara”, tha një nga autorët e hulumtimit.

“Dëgjimi i muzikës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të depresionit dhe simptomave të menopauzës. Mund të përdoret si një opsion terapeutik jo-farmakologjik në kujdesin infermieror”, shton.

Ndërkohë që nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar rezultatet, ta provosh s`të bën keq. Në fund të fundit është falas.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook