Lidhu me ne

Mix

5 leksione nga Halle Berry për gratë dhe menopauzën

5 leksione nga Halle Berry për gratë dhe menopauzën

Nëse edhe ju jeni një nga gratë që po përjetojnë periudhën e menopauzës, pa e kuptuar realisht se çfarë i ndodh trupit apo  trurit, atëherë aktorja Halle Berry ka një sugjerim për të gjitha bashkëmoshataret e saj dhe jo vetëm!

Duket si një gamë recetash të gatshme me ide dhe metoda se si ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë, por në fakt bëhet fjalë për librin që po lexohet në të gjithë botën dhe Halle zgjodhi ta ndajë me 8.6 milionë ndjekësit e saj virtualë. “Truri i menopazës” është titulli i librit me autore Lisa Mosconi-n, ndërsa aktorja e njohur ka zgjedhur të veçojë pesë nga mënyrat më praktike dhe të vlefshme për të gjitha gratë që e kalojnë këtë gjendje.

#1 Kuptoje që nuk ke probleme të shëndetit mendor

Afshet e nxehta njihen si efekte anësore të menopauzës, por shumica e mjekëve thjesht nuk e bëjnë dot  lidhjen mes menopauzës dhe simptomave të tjera si ankthi, pagjumësia, depresioni apo çrregullimet e trurit. Por, ajo që duhet të dini është se menopauza ndryshon trurin dhe është krejt normale të ndiheni jo mirë nga ana mendore. Por, mos harroni! Gjithçka do të përmirësohet me kalimin e kohës.

#2 Simptomat mund të jenë fizike dhe neurologjike

Gati 10-15% e grave nuk pësojnë ndryshime neurologjike gjatë menopauzës. Kaosi hormonal i moshës së mesme mund të shkaktojë ndryshime në humor, cilësinë e gjumit, nivelet e stresit, por edhe depresion të rëndë, ankth, sulm paniku etj. Shumë gra fillojnë të shqetësohen për problemet e shëndetit mendor, sidomos kur ato janë në gradë të rëndë. Mjekët thonë se këto ndryshime neurologjike janë normale, ndaj nuk ka vend për panik.

#3 Menopauza ka dhe anë pozitive

Autorja e librit, thekson se një nga avantazhet e menopauzës është një ndjenjë lumturie dhe kënaqësie për jetën. Shumica e grave në botë ndihen më të pavarura dhe plotësuara duke shijuar raporte të mira me miqtë, partnerin etj.

#4 Ushtrimet fizike ndihmojnë gjatë menopauzës

Studimet kanë treguar se gratë, veçanërisht ato në të dyzetat e tyre nuk ndihen me energji dhe shumë të gatshme për aktivitet fizik, si në palestër, ecje në natyrë etj. Por, aktiviteti fizik shkakton ndryshime pozitive hormonale, duke reduktuar afshet e nxehta, përmirësim të gjendjes së gjumit, pra një ndjesi qetësie e përgjithshme. Palestra dhe aktiviteti fizik rrisin qëndrueshmërinë dhe përmirësojnë cilësinë e jetës.

#5 Dieta luan rol të rëndësishëm

Mos kërkoni më shumë se një dietë të shijshme mesdhetare për ta kaluar sa më qetë fazën e menopauzës. Një regjim i pasur me perime dhe fruta të freskëta, bishtajore, arra, drithëra, ushqime deti, vezë, si dhe vaj ulliri, të gjitha këto ndikojnë në përmirësimin e shëndetit, si edhe plot efekte të tjera pozitive nga rregullimi i presionit të gjakut, kolesteroli, nivelet e glukozës në gjak etj.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook