Lidhu me ne

Radar

Si e gënjeu Brava, Xhodën

Berisha: Fati i keq i PD që pati për kryetar një politikan të dobët. Si e gënjeu Brava, Xhodën

May be an image of one or more people

Nga takimi me banorë të zonave Rrethina, Shalë, Shosh dhe Pult në Shkodër, lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, për kryetar bashkie, Bardh Spahia. 

Berisha tha se ishte fati i keq i PD që për 8 vite pati në krye një politikan të dobët. 

Gjithashtu, Berisha tregoi edhe si e gënjeu Lulzim Basha kryetarin e degës së PD në Shkodër, Xhevdet Amuli, kur i premtoi se do ta kandidonte për kryetar bashkie. 

“Në këto zgjedhje kemi edhe një kandidat tjetër. Kemi kandidatin e Lul Bravës, i cili absolutisht e shndërroi PD-në në një opozitë fasadë. PD pati fatin më të keq që 8 vite të ketë për kryetar një politikan së pari të dobët, nuk u bë kurrë i fortë. Lideri duhet i fortë, s’po them agresiv. Përndryshe nuk drejtojnë. Le t’i pyesim pak ata demokratë që akoma mendojnë ta mbështesin, a nuk kaloi ky nga humbja në humbje 8 vite rresht?

Shkodra 30 vite nuk gaboi në votimin e saj, e dorëzoi Shkodrën në 2019-ën, por e mbajti Voltana Ademi ç’është e vërtetë. Së dyti, ky zotëri u implikua në afera të rënda, dalin tani të gjitha. Më thotë një ditë një intelektual, me dhjetëra vepra të botuara, mbështetës i PD, “Sali, unë nuk po arrij ta kuptoj këtë njeri se si shkelmon veten e tij në këtë mënyrë”. I them është shumë e thjeshtë, shkelmon sepse nuk është vetja e tij, është peng. Njeriu që s’është vetja e tij e diktojnë dhe i bëjnë ç’të duan.

I them këto për ndonjë që e mbështet. Po marr Xhodën (Xhevdet Amuli), i thotë, unë të vura në listë, por të hoqi Saliu, të hoqi doktori”. Unë nuk isha marrë në mënyrë absolute asnjë minutë me listën. Xhodë, i thotë, do të të lë aty për kryetar bashkie. Ku është Xhodë? Ku të vuri ai ty për kryetar bashkie?

Të gënjen njëherë mirë, por të të gënjejë për së dyti atëherë keni qejf që t’ju gënjejë. Askush s’mund të gënjejë. T’ju gënjejë Lul Brava ju? Të bashkohemi dhe të votojmë Bardh Spahinë. Edhe zotit Bushati i them s’të lidh asgjë me Lul Bravën. Mendo, sa më shpejt mbylle atë garë, kthehu midis PD dhe mos rri të bëhesh ‘shoku Xhemal’. Se pas dy javësh bëhesh ‘shoku Xhemal’ pastaj”, u shpreh Berisha.  

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix22 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix22 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar22 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar22 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix23 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook