Lidhu me ne

Radar

Dobësimi i pozitave të tij brenda Rusisë e nxiti Putinin të pushtojë Ukrainën

Nga David Satter “Wall Street Journal”

Përgatitjet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën dhe kërcënimet për luftë bërthamore, nuk duhet të cilësohen si të befasishme. Vladimir Putin është gati të përdorë një nivel të tillë shantazhi, që nuk është parë që nga koha e Bashkimit Sovjetik, sepse kërcënimi me luftë është mënyra më efektive që ai të konsolidojë mbështetjen për regjimin e tij të vjetër.

Përdorimi i agresionit të huaj për të rritur mbështetjen për regjimin, nuk është një taktikë e re në Rusi. Për shumë rusë, ideja se ata ishin qytetarë të një shteti të fuqishëm ka qenë historikisht një pjesë jetike e identitetit të tyre.

Aneksimi i Krimesë në vitin 2014, u propagandua nga regjimi si një rikthim i madhështisë historike të Rusisë. Pas atij akti, popullariteti i Putinit midis rusëve u rrit në 80 për qind nga 60 për qind që ishte më herët. Aneksimi frymëzoi një valë euforie dhe festimesh masive që zgjatën 5 vjet.

Shumë analistë besojnë se Putin dëshiron të rikrijojë Bashkimin Sovjetik. Por ka shumë më tepër gjasa që duke e kërcënuar Kievin, ai të dëshirojë të rikrijojë “efektin e Krimesë”, në të cilin, sipas Nikollai Petrov nga Shkolla e Lartë Ekonomike e Moskës, rusët i “harruan hallet e  tyre dhe ndjenë se gjithçka lejohej, dhe gjithçka ishte e mundur”.

Tubimi i shumicës së rusëve rreth regjimit, është thuajse me siguri një prioritet i Kremlinit, pasi pavarësisht nga pamja e jashtme, Putin ka krijuar një strukturë të paqëndrueshme pushteti. Ka shumë shenja se po soset durimi i popullatës ndaj korrupsionit të shfrenuar.

Më 23 janar 2021, në mbarë Rusinë shpërthyen protestat si një reagim ndaj arrestimit të blogerit dhe aktivistit anti-korrupsion Aleksei Navalni, si dhe dokumentarit tëtij investigativ “Një pallat për Putinin”, që përshkruan rezidencën luksoze të sundimtarit

prej 17.500 metrash katrorë në Detin e Zi, e ndërtuar pjesërisht me fondet e marra nga një program prej 1 miliardë dollarësh, për të përmirësuar sistemin e kujdesit shëndetësor të Rusisë.

Pakënaqësia popullore me korrupsionin është akumuluar gradualisht prej vitesh. Një studim i vitit 2011 nga Akademia Ruse e Shkencave zbuloi se 34 për qind e rusëve donin “gjithmonë të kishin mundësi të rrëzonin nga pushteti të gjithë ryshfetmarrësit dhe spekulatorët”, ndërsa 38 për qind thanë se “ndonjëherë” e bënin këtë gjë.

Pjesa më e madhe e këtij korrupsioni është e lidhur me Vladimir Putin. Në vitin 2017, pas akuzave se kryeministri i atëhershëm i Rusisë, Dimitri Medvedev, kishte përvetësuar 1.2 miliardë dollarë, demonstruesit në Moskë e fajësuan edhe presidentin, duke bërtitur:“Putin është një hajdut!”.

Përveç zemërimit për korrupsionin e madh, në vend ekziston një ndjenjë e fortë pasigurie, e krijuar nga paligjshmëria e përgjithshme e sistemit aktual. Sipas Tamara Morshçakova, ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në Rusi “çdo zyrtar mund të diktojë çdo vendim në çdo rast”.

Një reflektim i situatës është se rusët paraqesin më shumë ankesa në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sesa qytetarët e ndonjërit prej 46 vendeve që përbëjnë Këshillin e Evropës. 13.645 ankesa vetëm në vitin 2020. Ndërsa nga Britania pati vetëm 124.

Ndërkohë regjimi duhet të përballet edhe me historinë e tij të errët,dhe sidomos bombardimet e 4 godinave të banimit në Moskë, Buinaksk dhe Volgodonsk që i morën jetën 300 njerëzve në shtator të vitit 1999, dhe që u përdorën për të justifikuar luftën në Çeçeni, e cila e ngjiti në pushtet Putinin.

Kur u arrestuan 3 persona me dyshimin se kishin vendosur një bombë të pestë në bodrumin e një pallatin në Riazan, në juglindje të Moskës, ata nuk ishin terroristë çeçenë, por agjentë të Shërbimit Federal të Sigurisë, FSB.

Sulmet me bomba në apartamentet e banimit, u pasuan nga akte të tjera terroriste, në të cilat kishte prova të përfshirjes së zyrtarëve rusë, përfshirë sulmin në Teatrin e Dubrovkës në vitin 2002, në të cilin mjetet shpërthyese të terroristëve u përgatitën nga një major pensionist i shërbimit sekret të ushtrisë ruse, apo sulmi mbi shkollës në Besllan, ku terroristët ishin çeçenë të sapoliruar nga burgjet ruse.

Krimet e epokës post-sovjetike, nuk janë objekt i një vëmendje të madhe, por ekspozimi i tyre do të kërcënonte pozitat e regjimit. Ishin zbulimet e krimeve të epokës sovjetike si rezultat i Glasnostit, ato që e rrëzuan Bashkimin Sovjetik.

Gjatë viteve që kam jetuar dhe punuar në Rusi, kam hasur shpesh gatishmërinë e rusëve për t’u identifikuar me fuqinë e shtetit. Në një ditë pranvere të vitit 1980, isha në radhë për të blerë patate në dyqan, kur nisi një sherr. Një burrë filloi të bërtiste:“Këto radhë janë një turp. E si mund të jetojmë kështu?”. Turma u indinjua, por një grua e moshuar tha:“Mos u shqetësoni, e gjithë bota ka frikë nga ne!”.

Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, pati disa dekada në të cilat u duk sikur askush nuk kishte më frikë nga Rusia. Kjo çoi në sindromën e “Rusisë së Vajmarit”, një dëshirë e madhe për madhështinë e dikurshme, të cilën mund ta shfrytëzonte demagogu i duhur.

Një gazetar liberal rus, që raportonte mbi krimin e organizuar në vitet 2000, më tha se kur Putin nisi të grumbullojë trupa në kufirin me Ukrainën, edhe rusët që e kundërshtonin regjimin, ishin gati të jepnin mbështetjen e tyre. Situata aktuale ngjall kujtimet e një të kaluare të fuqishme.

Aktualisht në skenën globale ka një aktivitet diplomatik të furishëm,dhe Rusia ndodhet në qendër të vëmendjes. Por rreziku për Vladimir Putin është se në përpjekje për të mbrojtur regjimin e tij të korruptuar, ai do ta nënvlerësojë kundërshtarin e tij dhe do të shkojë shumë larg.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook