Lidhu me ne

Radar

Gjergj Luca denoncon skandalin te ‘Raiffeisen Bank’: Dikur më nxori në ‘black list’, sot nuk më jep lekët e mia

Biznesmeni i njohur denoncon skandalin te ‘Raiffeisen Bank’: Dikur

Sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca ka denoncuar bankën ‘Raiffeisen Bank’, e cila sipas tij jo vetëm tallet me klientët, por abuzon duke mos u dhënë paratë në kohë.

Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, Luca, i cili shfaqet përballë godinës së një filiali të kësaj banke, denoncon se nuk i japin një shumë parash të ardhura nga Japonia në adresë të llogarisë së tij që prej të hënën.

Biznesmeni thotë se pasi ka refuzuar kursin e tyre me diferenca të mëdha, banka vazhdon t’i heqë të drejtën për të marrë paratë, që siç detajon në video, i duhet për të bërë pagesa të tjera për punëtorët e kompanisë, për të shlyer detyrimet etj.

Denoncimi i plotë i Lucës:

Kam qenë klient i kësaj banke para disa vitesh dhe kam financuar dy anije peshkimi. Pasi erdhën anijet u përballa me probleme me administratën e shtetit që ishin të pakapërcyeshme për mua. Shkova në bankë dhe kërkova takim me drejtorin e bankës, dhe u thashë se jam në vështirësi jo për fajin tim por nga administrata dhe u kërkova ndihmë.

Ky njeri më tha nuk kam arsye. I thashë se kërkoj të bëj biznes bashkërisht dhe ju ta financoni dhe u shpërfaqa ëndrrën time që kam përkthyer në një projekt të cilin me ekspertët e bankës tuaj e kanë aprovuar, por nuk po ecën sepse administrata e shtetit është bërë barrikadë me korrupsionin e saj dhe nuk do të lejojë njerëzit që janë korrekt me taksat por privilegjon korrupsionin.

Kërkova asokohe të shkoja te kryeministri i asaj kohe bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Raiffeisen dhe ti kërkonim ndihmë për të zhbllokuar që të vijonim projektin.

Nuk e mori mundimin njeri që të përballej me administratën e shtetit nga kjo bankë dhe më nxorën në ‘black list’ dhe tre vjet s’ma hapi derën asnjë bankë.

Tani është hera e dytë që përballem me një transfertë që po më vjen nga Japonia dhe më ka ardhur pagesa e mallit që kam shitur atje.

Kjo pagesë e vonuar nga unë këtë herë krijo probleme në sistemin tim. Një orë më duket një javë apo një muaj., Këto lekë kanë ardhur që të hënën. Shkova te kjo bankë që ‘yen-in’ të ma kthejnë në euro dhe më dhanë një kurs me 400 mijë euro. Më pas më dhanë një kurs tjetër me 180 mijë euro diferencë me kursin ndërkombëtar.

Më pas kërkova që këto ‘yen’ të shkojnë në bankën time Intesa. Më dhanë kursin e fundit me 18-20 mijë euro,por refuzova dhe kërkova që të më transferohen ‘yen’ në thesar. Deri sot unë pres lekët e mia për të paguar kredinë te banka tjetër, punëtorët, korrentin, gazin… dhe kjo bankë tallet me mua duke më mbajtë lekët e mia që ti shfrytëzojnë.

Kjo është e turpshme. I bëj thirrje Bankës Shqiptare që të marrë masa e të na mbrojmë ne që punojmë, furnizojmë buxhetin e shtetit. I drejtohem biznesit që hapni sytë me kontratat që bëni me banka se kontratat janë ëndrrat tuaja që këta zotërinjtë ua aprovojnë, dhe kur jeni në vështirësi nuk janë partnerët tuaj, por  e kanë kollaj tju nxjerrin nga biznesi dhe shtëpitë. 

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook