Lidhu me ne

Radar

Renditet i katërti pas Bashës, Galdini i LRE jep dorëheqjen: Rezultat zhgënjyes

Renditet i katërti pas Bashës, Galdini i LRE jep dorëheqjen:

LRE u rendit e katërta në bashkinë e Dibrës. Pas rezultatit. kreu i forcës politike, Arian Galdini, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryetarit.

I renditur pas Lulzim Bashës, Galdini në deklaratën e dorëheqjes, merr përgjegjësinë e plotë “rezultatin katastrofikisht dështues dhe zhgënjyes të LRE Lëvizja e Re në zgjedhjet e 6 marsit 2022.”

LRE kandidoi me Dritan Torbë, i cili grumbulloi vetëm 99 vota. Galdini shkruan se mandati i tij do të jetë në duart e Asamblesë Kombëtare të LRE-së më 26 mars, për të vendosur organi nëse Galdini do të jetë ose jo kryetar i forcës politike në vazhdim.

Deklaratë Dorëheqjeje!

I ndërgjegjshëm se kjo betejë elektorale ishte e pabarabartë, e pandershme dhe elektoralisht e më tej kriminale, unë marr përgjegjësinë time të plotë për rezultatin katastrofikisht dështues dhe zhgënjyes të LRE Lëvizja e Re në zgjedhjet e 6 marsit 2022.

Ne si LRE konkuruam në Dibër me kandidatin tonë për Kryetar Bashkie z. Dritan Torba.

Kandidati ynë ka shkëlqyer.

Një djalë i ri, një model e shembullzues për gjithë rininë shqiptare, që vendosi të përballet në një garë të pabarabartë me Rregjimin 3 Palësh.

Dritan Torba e dinte shumë mirë se e gjithë logjika e gjërave dhe rrethanat do të ishin kundër tij.

Dritan Torba e dinte se hynte në një përballje me Kandidatë të Grupeve më të Fuqishme Politike, Financiare dhe Kriminale në Shqipëri.

Dritan Torba është i riu që pasi ka përfunduar studimet e larta, kërkoi një mundësi pune dhe e ndoqi punën aty ku e fitoi me zotësi e talent por nuk e braktisi qytetin e tij.

Dritan Torba mund të zgjidhte rehatinë dhe paqen e tij në dhe me punën e tij private si Ekonomist.

Dritan Torba mund tê zgjidhte një Parti të madhe për me shpreh dhe ushtru qëllime e ambicje politike.

Dritan Torba mund të zgjidhte të largohej nga Shqipëria si shumë të rinj dibranë sot.

Por jo.

Ai zgjodhi të dalë nga zona e rehatisë, ai zgjodhi një parti të re me zero para, zero pushtete, zero përfitime, zero media, e zgjodhi të përballej elektoralisht për ndryshimin pozitiv të Dibrës së tij.

Dritan Torba nuk zgjodhi as ta vjedhë e as ta braktisë qytetin e tij.

Dritan Torba është i riu model që i duhet sot Dibrës dhe Shqipërisë.

Sot Dibra ka fituar një lider politik të së nesërmes, sot Shqipëria ka fituar një të ti model sesi duhet të jenë të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Ndaj sot, Dritan Torba është heroi im.

Kjo më shtyn e sfidon që unë ta përforcoj këtë shembull e model duke vendosur “mandatin tim si Kryetar i LRE” në duart e Anëtarëve të LRE.

Sot unë marr përgjegjësinë time të plotë për rezultatin e dobët të LRE në Dibër dhe deklaroj dorëheqjen time si Kryetar i LRE.

Ndaj edhe kërkoj që në dt 26 mars 2022, të mblidhet Asamlea Kombëtare e LRE për të vendosur për vazhdimësinë time ose jo si Kryetar i LRE.

Jam i vetëdijshëm që këto zgjedhje të 6 marsit, nuk matën LRE dhe as Arian Galdinin.

Zgjedhjet në Shqipëri, nuk janë zgjedhje por operacion kriminal elektoral i Rregjimit 3 Palësh.

Zgjedhjet në Shqipëri masin nivelin e hapësirën e lirisë.

Jam i vetëdijshëm se ne si LRE edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, edhe në zgjedhjet e 6 marsit 2022, kemi marë aq vota e aq mbështetje sa ka liri Shqipëria.

Por duke qenë se unë besoj tek liria, e vendos mandatin tim si Kryetar i LRE në duart e Asamblesë Kombëtare të LRE dhe të Anëtarëve të LRE.

Në dt 26 mars 2022, Asamblea Kombëtare e LRE do të vendosë nëse unë do të vijoj të jem apo jo më tej, Kryetar i LRE.

Faleminderit dhe bekime.

Liria funksionon.

Arian Galdini

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook