Lidhu me ne

Radar

Basha po braktiset masivisht, por kush janë deputetët që besojnë ende tek humbësi serial?

Basha po braktiset masivisht, por kush janë deputetët që

Pozitat e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike janë tronditur seriozisht, me shumicën e partisë që tashmë i ka dalë kundër dhe kërkon largimin e tij të menjëhershëm.  

Duket se kulmi i pakënaqësisë ndaj Bashës, ka ardhur pas humbjes dramatike të zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku PD përfundoi forcë e tretë, me 13% të votave, ndërkohë që Lulzim Basha doli para kamerave dhe habiti të gjithë botën shqipfolëse, kur tha se ai “nuk ka humbur asnjë betejë në jetë”. Me sa duket kjo nuk është kapërdirë edhe nga ata deputetë, që për të mbajtur Bashën në krye, u është dashur të përdhosin edhe mbi dinjitetin e tyre. 

Basha u përball me një furtunë në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërkohë që sot deputetët po distancohen publikisht nga ai dhe po kërkojnë që të largohet, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në parti. 

Lulzim Bashës i ka mbetur një grup mjaft i vogël besnikësh, ku spikasin figura si Gaz Bardhi, që është konsideruar numri 2 në PD-në e Bashës. 

Enkelejd Alibeja, i pajisur me poste të panumërta nga Basha, po i qëndron ende besnik atij. 

Po kështu edhe Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Arbi Agalliu, Ina Zhupa. 

Jorida Tabaku pritet gjithashtu ta mbështesë Bashën deri në fund. 

Disa deputetë kanë nisur të distancohen publikisht nga Basha. TPZ mëson se kësaj liste pritet t’ju bashkohen edhe deputetë të tjerë, që duan largimin urgjent të njeriut që e çoi partinë në nivelet më të ulëta historike, duke varrosur shpresat e shumë demokratëve për të ardhur në pushtet. 

Deputeti Ervin Salianji, është padyshim një goditje e rëndë për Bashën, si një nga mbështetësit më vokalë të tij, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Por, me sa duket gjithçka e ka një fund. Pas humbjes dërrmuese të Partisë Demokratike në 6 mars dhe deklaratave të Bashës se ai “nuk ka humbur asnjë betejë në jetë” edhe Salianji e ka marrë vendimin. Ai thotë se Basha “është një barrë e rëndë për opozitën” dhe se në PD duhet të mbahen zgjedhjet. 

Deputeti Agron Gjejmarkaj ka dhënë dorëheqjen nga postet që mbante në parti dhe ka kërkuar organizimin e zgjedhjeve. 

Ferdinand Xhaferri, ka kërkuar dorëheqjen e Bashës dhe bën thirrje për mbajetjen e zgjedhjeve brenda partisë. Sipas tij, as Basha dhe as Berisha nuk janë alternativa për PD-në.  “Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike”, thotë Xhaferri. 

Deputetet Flutura Açka dhe Merita Bakiu janë prononcuar publikisht, duke kërkuar largimin e Bashës. 

Tomorr Alizoti, që nuk ka mbështetur asnjërin prej grupimeve në PD, duke qëndruar neutral ndaj tyre, madje duke kritikuar edhe Bashën edhe Berishën,  ka kërkuar në mënyrë të përsëritur largimin e Bashës. Së fundmi, në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Alizoti kërkoi dorëheqjen urgjente të Bashës nga PD dhe bëri thirrje që kolegët e tij deputetë të mbajnë qëndrim. Alizoti e quajti mbështetjen ndaj Bashës, “akt kriminal politik”. 

Ndërkohë që po të marrim parasysh edhe ata deputetë që i janë bashkuar Sali Berishës, që prej fillimit të lëvizjes së tij, një numër jo i vogël i tyre, për Lulzim Bashën duket se qëndrimi në PD tashmë është mision i pamundur. 

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook