Lidhu me ne

Radar

Duncan Norman: Grupet kriminale s’goditen, të lidhur me politikën. Situata në PD? Shqiptarët vendosin vetë për kryetarin

Norman: Grupet kriminale s’goditen, të lidhur me politikën.

Ish ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë z.Duncan Norman është kthyer sërish në vendin tonë, por këtë herë jo për të shërbyer si diplomat, por si drejtues i një projekti që ka në fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një intervistë për Neës 24, Norman flet për Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se nuk është e përkryer, por po jep rezultatet e para.

“E di që Reforma në Drejtësi është larg së qenit perfekt, e di që është e ngadalshme dhe e dhimbshme, jo ajo që do donin të gjithë të ishte, por ka shenja se po funksionon. Mbretëria e Bashkuar do ta shfrytëzojë këtë fazë për ta çuar atë përpara. Ky rast është një nga ato shembuj, është një gjë e vogël në dukje për ta nisur, por nëse bashkarisht e shtyjmë në drejtimin e duhur mendoj se do ndodhin ndryshime reale”, tha ish ambasadori.

Ai shton se grupet kriminale në Shqipëri nuk goditen dhe kanë lidhje me politikën.

Ne e dimë që grupet kriminale janë të vështira për t’u ndaluar apo kapur si nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri, por edhe në Angli. Kemi vështirësi për t’i kapur këto grupe, dhe një nga arsyet është se ata kanë mbështetje nga politika”.  

Norman komenton edhe luftën brenda Partisë Demokratike, ndërsa thekson se u takon shqiptarëve të vendosin se kush duhet të udhëhiqë partitë politike.
“Ajo që dua të them është se iu takon shqiptarëve të vendosin se kush duhet të udhëhiqi partitë politike, Nga pikëpamja jonë,  liderët e cilësdo parti politike duhet të mbajnë sa më lartë standardet etike dhe profesionale. Duhet të jenë të aftë ta tregojnë përmes shembullit. Ajo që do të ndodhë me Partine Demokratike në të ardhmen vështirë te parashikohet. Unë nuk jam më ambasador, por dua të them se  ndërkombëtarët e kanë vështirë të punojnë me çdo figurë që nuk i ka ato standarde etike dhe profesionale. Dua te them se kjo nuk do të ndryshojë”, tha ai.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet4 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix4 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar4 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar4 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook