Lidhu me ne

Radar

Kur, pse dhe si mund t’i përdorë Putin armët bërthamore

Russia secret weapons REVEALED including combat ROBOTS | World | News |  Express.co.uk

Nga Andreas Kluth

“Bloomberg”

Ne duhet të supozojmë se një njeri si Vladimir Putin është i aftë të bëjë çdo gjë, madje edhe të përdorë armët e tij bërthamore. Presidenti rus e ka bërë shumë të qartë se për të jeta e njeriut nuk vlen nëse ajo nuk është e tija. Ndaj ekzistojnë disa skenarë, në të cilët ai mund të llogarisë në mënyrë djallëzore, se lëshimi i një ose më shumë armëve bërthamore mund ta mbajë atë në pushtet dhe t’i shpëtojnë jetën.

Kjo sepse ne kemi hyrë në një botë, e cila në aspektin strategjik, i ngjan më shumë Evropës në vitet e para të paqëndrueshme të Luftës së Ftohtë sesa gjatë fazave të saj të mëvonshme relativisht më të qëndrueshme. Efekti do të ishte zhdukja e koncepteve të vjetra të parandalimit dhe rritja e rrezikut të një Apokalipsi bërthamor aksidental.

Gjatë viteve pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja e dinte shumë mirë se forcat e saj në Evropën Perëndimore ishin inferiore ndaj atyre të Bashkimit Sovjetik, dhe ndoshta nuk do t’i bënin ballë sulmit të këtij të fundit.

Për ta kompensuar këtë dobësi, amerikanët vendosën në vendet aleate evropiane bomba bërthamore me një fuqi relativisht të ulët (gjithsesi ende shkatërruese në një mënyrë të paimagjinueshme). Mesazhi ishte se në rastin të një sulmi sovjetik, NATO mund të hidhte disa prej tyre në fushën e betejës për të arritur fitoren.

Por ndërsa po përparonte gara e armëve bërthamore, Bashkimi Sovjetik e arriti SHBA-në në këtë aspekt, dhe armët “strategjike” u bënë më të spikatura se më parë. Këto janë bomba bërthamore më të mëdha, të cilat mund të lëshohen për shembull nëpërmjet raketave ndërkontinentale nga territori i njërës palë kundër territorit të palës tjetër.

Ato do të rrafshonin në të njëjtën kohë qytete të tëra. Edhe pse tingëllon si shumë apokaliptike, është pikërisht ky skenar tmerri, ai që na ka shpëtuar deri më tani nga lufta bërthamore. Në një lloj metafore, Perëndimi dhe Lindja u personifikuan nga dy njerëz që qëndronin në të njëjtën dhomë, ku secili ishte lagur deri në bel me benzinë.

Secili kishte me vete një numër shkrepësesh. Por asnjëra nuk u ndez, sepse që të dy do të digjeshin në mesin e flakëve. Kjo situatë u quajt me të drejtë Shkatërrim i Sigurt i Ndërsjelltë(MAD).

Megjithatë, në 2 dekadat gjatë të cilave Putini e ka qeverisur Rusinë, ka ndryshuar sërish tabloja e madhe strategjike. Në njëfarë kuptimi, ajo është rikthyer në të njëjtën situatë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, por me rolet e ndryshuara.

Tani është Rusia, ajo që dyshon se ushtria e saj është inferiore ndaj NATO-s në një luftë konvencionale. Prandaj, Putini po e kompenson këtë dobësi duke kërcënuar përdorimin e armëve bërthamore taktike për të fituar beteja ose luftëra, që në fillim nuk po i shkojnë mirë.

Kjo qasje quhet “përshkallëzim për të de-përshkallëzuar situatën”. Në funksion të këtij qëllimi Rusia – që është afërsisht e barabartë me SHBA-në në armët nukleare strategjike – ka fituar një avantazh prej 10:1 në armët taktike. Ajo ka afro 2000 të tilla, ndërsa Amerika ka vetëm rreth 200, gjysma e të cilave janë të stacionuara në Evropë.

Tashmë Putin ka lënë të kuptohet disa herë se ai mund të përdorë arsenalin e tij të jashtëzakonshëm, në rast se NATO do të kalonte vijat e tij të kuqe. Dhe për shkak se ai ngatërron fatin e tij me fatin e Rusisë, është i prirur ta interpretojë si akt të tillë çdo kërcënim për poshtërim personal apo ndryshimin e regjimit në Moskë.

Ukrainasit, të cilët po luftojnë heroikisht kundër pushtuesve rusë çuditërisht të paaftë, mund të jenë afër fitores. Mund të ndodhë që një raketë hipersonike ruse të bjerë në Poloni, një vend anëtar i NATO-s. Ose që Perëndimi ta furnizojë Ukrainën me armë që mund të ndryshojnë fatin e luftës.

Secila nga këto kthesa mund ta bëjë Putinin të frikësohet nga vdekja e tij e afërt, dhe të përshkallëzojë veprimet e tij. Goditja e tij e parë me armë bërthamore do të tregonte qëllimin e tij. Ai mund të hedhë një bombë me rreze të vogël në një pyll të zbrazët apo në det të hapur, vetëm për të treguar se e ka seriozisht.

Si hapin e radhës, ai mund të godasë me armë bërthamore një depo specifike të ukrainasve, bazë ushtarake ose batalion. Në çdo rast, ende jo mbi një qytet të tërë. Rendimentet e ndryshueshme të armëve bërthamore taktike e bëjnë të mundur një skenar të tillë.

Në këtë mënyrë Putin do të sinjalizonte vendosmërinë e tij për t’i shkuar deri në fund, duke vënë bast se SHBA dhe aleatët e saj nuk do të hakmerren në të njëjtën mënyrë. Në mendjen e tij, ai do ta quante atë bllofin e Perëndimit. Udhëheqësit e Luftës së Ftohtë nga të dyja palët, e dinin se nuk mund të fitonin një luftë bërthamore.

Nëse Putini mund ta nisë atë, kjo do të ndodhë për shkak se ai mendon se mundet. Por a do ta bëjë vërtet? Pas një sulmi të parë rus NATO, dhe veçanërisht SHBA, duhet të përgatiten për vendime rrëqethëse. A duhet që Perëndimi të lëshojë armën e tij të pafe bërthamore me rreze të vogël, për të treguar vendosmërinë e tij?

Si do të vepronin më pas të dyja palët? Sapo të nisin të shpërthejmë këto armë – më vdekjeprurëset në të gjithë historinë njerëzore, pavarësisht nga prodhimi i tyre – do të rritet rreziku i keqkuptimeve, gabimeve dhe aksidenteve. Edhe një goditje “e kufizuar” nga njëra anë, do të përjetohet si katastrofike nga pala tjetër.

Dhe raketat fluturojnë aq shpejt, sa pala tjetër do të kishte vetëm disa minuta kohë për t’u kundërpërgjigjur. Do të rritej tundimi për t’i “përdorur ose humbur” ato. Shumë kohë përpara epokës bërthamore, një oficer prusian që kishte qenë dëshmitar i betejave të Napoleonitshprehu mendimet e tij në librin e famshëm me titull “Mbi luftën”.

Carl von Clausewitz e kuptoi tensionin e natyrshëm midis gjeneralëve që përpiqeshin ta mbanin luftën të kufizuar dhe faktin që lufta dëshironte të bëhej absolute, duke përfunduar në shkatërrimin total të njërës ose të gjitha palëve.

Imperativi, përfundonte Clausewitz, është që në çdo rast të harmonizohen taktikat dhe strategjia. “Lufta nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i politikës me mjete të tjera”- shkroi ai në frazën e tij më të famshme (dhe shpesh të keqkuptuar). Ai donte të thoshte se duhet të angazhohesh vetëm në atë lloj lufte që e bën të tolerueshme paqen pasuese. Le të lutemi që në Moskë do të kenë mbetur ende njerëz që e kuptojnë këtë.

MË TEPËR

Mix10 minuta më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore18 minuta më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore15 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix15 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix15 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix15 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix15 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix15 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix15 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix21 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Facebook