Lidhu me ne

Radar

Roland Bejko: Nëse Berisha bëhet kryetar, largohem

Roland Bejko, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.

Ai deklaroi se do të largohet nga kjo parti nëse Berisha bëhet kryetar.

“Nëse Sali Berisha, që është i shpallur non-grata, vazhdon me këmbëngulje të marrë PD, nuk kam ndërmend ta njoh dhe të bashkëpunoj me të. Do të shkoj në shtëpinë time”, tha ai.

Sipas Bejkos, PD duhet të drejtohet nga një person si Alibeaj, sesa nga “kreshnikë”.

“Nuk do ta kërkoja dorëheqjen nëse do të dilte i dyti. Po të ikë edhe Saliu, ikën edhe kriza. Iku Luli, shumë mirë që iku. Mbeti kriza sepse është Saliu. Kush nuk e lexon kriza, është puna e tyre. Unë jam anëtar i kryesisë. Kemi zhvilluar një mbledhje me Alibeajn. Ka qenë krejt ndryshe. Fillova të besoj se ajo që ka ndodhur në Kosovë mund të ndodhë edhe në Shqipëri. S’ka nevojë të kesh kreshnikë në krye të partisë. E krahasoj Alibeajn me kryetarin e opozitës në Kosovë. Alibeaj pinjoll i familje të persekutuar, i shkolluar…

Pala tjetër nuk ka kuptua asgjë dhe i ka kapur euforia, sepse morën një rezultat pak më të lartë se Basha. Siç di Berisha ti bëjë gjërat, në mënyrë gjysmë komuniste, është hedhur të joshë deputetë në grupin parlamentar, ti premtojë dhe për vendin në listë.
Kanë filluar edhe metoda të poshtra në bazë, i bëjnë presion dhe i thonë shpejt sepse po mbyllet procesi për zgjedhjet. Sali Berishës i duhet me çdo kusht të marrë PD-në dhe nuk i intereson fare. Iu referua grupit parlamentar dhe injoroi atë që quan kryesi të shkarkuar.
Kur kemi hartuar ftesën për foltoren, bënim edhe avokatin e djallit që të mos kapeshin pas fjalëve, të masakronin dhe fyenin, siç po bëjnë nëpër studio televizive.

Nëse shkohet në negociata shkohet pa kushte”, tha ndër të tjera Bejko.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook