Lidhu me ne

Radar

Si u bë Gaz Paja investitor strategjik në Dhërmi, lidhjet e aktorit të humorit me PS

Si u bë Gaz Paja investitor strategjik në Dhërmi, lidhjet e

Aktori i humorit Gaz Paja ka fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort luksoz në Dhërmi, një bashkëpunim mes 2 kompanive me vlerë 13.8 milionë euro. 

“Dhërmi Resort” parashikon ndërtimin e një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Si u bë Gaz Paja investitor strategjik në Dhërmi, lidhjet e

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

Reagon Paja

Paja pretendon se në vendimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) për ndërtimin e një resorti turistik në Dhërmi, nuk është përfituar tokë publike apo shtetërore.

Sipas vendimit, Paja cilësohet ‘investitor strategjik’ dhe kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro në një hapësirë 133 mijë metra katrorë tokë.

Por, aktori i cilëson shpifje akuzat se në këtë sipërfaqe është përfshirë dhe një pjesë tokë publike, duke shtuar se toka është blerë nga pronarë të ligjshëm.

Për marrjen e statusit të ‘investitorit strategjik’, Paja thotë e kjo është një e drejtë që ia jep ligji në bazë të vlerës së investimit dhe se kusht për këtë është dakordësia e të gjithë pronarëve të tokës ku do të bëhet investimi.

Cilat janë lidhjet e aktorit me PS

Aktori Gazmend Paja i ka shprehur publikisht bindjet politike dhe mbështetjen për socialistët që prej vitit 2013.

Kulmi i angazhimit të tij me Partinë Socialiste ka qenë pas vitit 2019, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Madje, ditën kur u hap fushata elektorale e Partisë Socialiste, Paja martohet me Ira Seferin dhe menjëherë pas celebrimit, është nisur menjëherë drejt fushatës dhe u shfaq krah Erion Veliajt.

Si u bë Gaz Paja investitor strategjik në Dhërmi, lidhjet e

Ai është këshilltar i PS në këshillin bashkiak të Tiranës dhe është shfaqur disa herë si bashkëpuntor në projektet e Bashkisë së Tiranës, në takimet e fushatës së Erion Veliajt apo në takimet private me Edi Ramën.

Si u bë Gaz Paja investitor strategjik në Dhërmi, lidhjet e

Paja u angazhua po ashtu edhe në zgjedhjet e prillit krah PS, e si duket besnikëria e tij ndaj PS është shpërblyer.

Si u bë Gaz Paja investitor strategjik në Dhërmi, lidhjet e

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook