Lidhu me ne

Kritike

Gardhi i Gaz Bardhit ose humbësit e këqinj

Nga Ilir Babaramo

Gardhi i Gaz Bardhit ose humbësit e këqinj

Nëse do mblidhja gjithë artikujt që kam shkruar kundër Sali Berishës, në thuajse 30 vjet , nuk bëhet një libër, mbushet një bibliotekë. Asnjë presje nuk u heq. Megjithatë, kjo që po ndodh në PD më lë një shije të hidhur. Lulzim Basha po tregohet një humbës I keq.

Brenda 24 orëve të fundit, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë sulmuar me tone të ashpra, madje duke e kërcënuar me burg, gjyqtarin që konfiroi kuvendin e datës 11 dhjetor të Partisë demokratike. S’do shumë analizë për të kuptuar se pas tyre është Lulzim Basha, se deklarata e këtij të fundit nuk ishte një dorëheqje e mirëfilltë, se “hapi pas” i tij ishte thjesht një tërheqje taktike e imponuar nga rrethanat. Eshtë krejt normale që një 48 vjeçar të gjykojë se ka humbur jo luftën por vetëm një betejë politike me një 78 vjeçar I cili për më tepër ka shënuar jo vetëm fitore por dhe humbje abisale, një politikan që është shapallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, dikush që ka moshën për të redaktuar memuaret. Megjithatë Basha dhe këtë herë po i menazhon rrethanat në mënyrën më të keqe të mundshme.

Gjyqtari që i ktheu vulën e PD Sali Berishës mund të ketë 1001 të zeza. Fatin e tij e përcakton vetingu. Në çështjen konkrete ai duket se ka bërë vetëm një gabim procedurial në një vendim politik tërësisht korrekt. Sipas kodit të procedurës civile ai duhet ta kishte shpallur vendimin brenda 30 ditësh nga data 11 dhjetor. Kjo përbën një shkelje. Por si të gjthë skuthët e drejtësisë shqiptare ai priti zgjedhjet e 6 marsit për të marrë vendimin, për të formalizuar atë që tashmë të gjithë e panë: baza e PD mbështet Berishën.

Basha dhe të vetët po i lexojnë në mënyrën më të keqe të mundshme si votën e 6 marsit ashtu dhe aktin formal të Gjykatës. Deklaruan se nuk e pranojnë këtë vendim, se do ta ankimojnë atë në Apel. Duhet të gjykojnë me logjikën e politikanit, jo atë të profesionit të tyre të parë, avokatit. Atë që humbën në kutitë e votimit nuk mund ta fitojnë në sallën e gjyqit, ca më tepër duke shpresuar se do përmbyset një vendim i shkallës së parë gjyqësore. Në rastin më të mirë për ta është që të fitojnë ca ditë kohë. Për çfarë ju lypset kjo kohë?! Presin Godonë? E pritën shtatë muaj. Ai nuk erdhi. Por dhe nëse vendos të vijë tashmë drama u luajt. Perdja ka rënë.

Me qëndrimet e tyre të fundit, Basha dhe mbështetësit e tij po lënë një shije të keqe duke u mbërthyer pas gardhit të selisë me shpresën se do pengojnë realitetin e ri.  Deklaratat dhe qëndrimet e tyre janë krejtesisht jashtë kohës. Në kohën kur demokratët flasin për bashkim të opozitës ata shprehen për padi dhe vija të kuqe. Kjo ecje kundër rrymës i bën antipatikë jo vetëm tek militantët por dhe tek ajo pjesë enorme e  elektoratit gri që kërkon largimin e Ramës por në asnjë rrethanë nuk do të pranonte rikthimin e Berishës. Pikërisht këtë fashë elektorale duhet të synojnë. Dhe nëse vazhdojnë me vija të kuqe e me padi në gjykatë thjesht do jenë ca mistreca që pas pak vitesh emrat e tyre në politikë do jenë harruar.

Në 18 vjet  jetë politike Lulzim Bashës gjithçka I është dhuruar. Tani është momenti që ti fitojë. Humbje më të mëdha kanë pësuar dhe liderë botërore por ata janë ringritur duke “përshkruar shkretëtirën”. Nuk janë ringritur as në salla gjyqesh ku çiftet e varfra ndahen dhe bëjnë proces se kujt i takon wc e shtëpisë dhe as duke bërë si gore për gardhin e selisë.

Basha e të vetët duhet të pranojnë bashkimin e PD pa kushte duke u bashkuar qoftë dhe si fraksion. Ose nëse kanë këllqe të dalin si një subjekt I ri. Të ndërtojnë shtëpinë e tyre. Jo atë që ua falën njëherë dhe më pas ua rimorrën. Dhe që të ndërtosh nga e themelet një shtëpi të madhe e para që duhet të bësh është që çdo ditë të zgjohesh herët./5pyetjet.al

MË TEPËR

Kioske4 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar4 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore4 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix4 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix5 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar5 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix5 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix5 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix5 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook