Lidhu me ne

Mix

Ecja me “të kuqe”,dora mbi marsh, këmba mbi friksion… 9 zakone të këqija që dëmtojnë makinën!

Shumë drejtues automjetesh duket se me dëshirë injorojnë disa sjellje në drejtim që konsiderohen si të zakonshme por që në fakt dëmtojnë shumë automjetin.

Ecja gjithmonë me “të kuqe”

Zakoni i parë i keq është ai i të lënit të depozitës së makinës thuajse bosh, duke bërë kështu që mbetjet që depozitohen në fund të futen në qarkullimin e mjetit duke dëmtuar pompën e karburantit dhe filtrat.

Mbajtja e dorës mbi kokën e marshit të makinës

Pjesa më e madhe e personave që drejtojnë automjetin e kanë zakon të mbajnë njërën dorë në timon e tjetrën në levën e marshit. Ky pozicion në fakt vendos në rrezik funksionimin e saj dhe ushtron trysni mbi ingranazhet e ndërrimit të marshave.

Këto ingranazhe janë projektuar për të hyrë në kontakt lehtësisht dhe mbajtja e dorës në levë ushtron presion mbi to e mund të sjellë dëmtimin e tyre.

Mbajtja e këmbës mbi freksion

Edhe lëshimi i këmbës në pedalin e freksionit është një sjellje pak a shumë e përhapur por kjo nuk do të thotë se është veprim korrekt. Madje është krejtësisht e kundërta, sepse në këtë mënyrë rrezikohet dëmtimi i freksionit, duke sjellë nxehjen e tij.

Rritja e xhirove të motorit para se të nxehet

Kur ndizet motori i makinës, vaji nis qarkullimin. Por ka nevojë për kohë në mënyrë që të qarkullojë plotësisht. Nëse përndryshe ndizet makina dhe nisemi menjëherë është njësoj si të zgjohemi nga një gjumë i thellë, të hapim sytë dhe të nisim menjëherë vrapimin 100 metra me pengesa. Kjo nuk do të ishte tamam një lëvizje e zgjuar. Ndaj, motori duhet lënë të punojë pak sekonda para se të nisemi.

Vonesa në kryerjen e shërbimeve

Shtyrja për nesër e shërbimeve që duhen bërë sot, sa i përket mirëmbajtjes ë automjeteve, mund të të kushtojë edhe më shumë shtrenjtë. Akumulimi i lëngjeve mund të bllokojë tubat duke penguar vajin që të mbrojë motorin dhe mund të ketë pasoja katastrofike si për automjetin, ashtu edhe për portofolin.

Pastaj, kur të ndërrosh vajin, është mirë gjithnjë që të ndërrohet edhe filtri bashkë me të.

Injorimi i dritave të kruskotit

Një pjesë e konsiderueshme e drejtuesve të mjeteve nuk e dijnë funksionin real të disa prej dritave që kanë në kruskotin e makinës dhe kanë tendencën që të  injorojnë ndonjërën prej tyre kur ndizet.

Nëse djegia e një llambe të vogël mund të mos përbëjë problem (edhe pse është e  gabuar edhe kjo), ka disa të tjera që mund të jenë më shqetësuese dhe anashkalimi i tyre mund të të bëjë që të mbetesh në rrugë.

Evitimi i frenave të dorës

Kush ka një makinë me kambio automatike shpeshherë tundohet ta lerë në modalitetit “parking” sa herë që ndalet, pa tërhequr frenat e dorës.

Por ky zakon i keq sjell një trysni  të panevojshme e të dëmshme mbi mekanizmat e automjetit dhe përdorimi i kësaj metode për një kohë të gjatë sjell dëmtimin e makinës.

Frenimi i vazhdueshëm

Përveçse është i rrezikshëm për shkaktim aksiedentesh, ngarja duke qendruar ngjitur me makinën para pa respektuar distancën e sigurisë, të detyron që të frenosh shpesh dhe në mënyrë të papritur. Kjo sjell jo vetëm mbinxehje por edhe konsumin e frenave.

Ngatërrimi i marsheve

Mbajtja poshtë e xhirove të motorit lejon kursimin e karburantit, me kushtin që të jetë futur marshi i duhur. Nëse, përndryshe  xhirot janë shumë më të larta se sa duhet kundrejt shpejtësisë së ulët, ato e sforcojnë kot motorin, me rrezikun për të dëmtuar testatën dhe cilindrin. Një mars i papërshtatshëm e bën motorin që të “ulërasë”.

Marrë me shkurtime nga Corriere

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook