Lidhu me ne

Radar

Audiopërgjimi i shefit të Astra Zeneca nxjerr zbuluar OBSH-në: Personat me imunutet të kompromentuar s’duhet ta bëjnë vaksinën


Project Veritas ka marrë një regjistrim të një bisede të zgjeruar në Zoom në të gjithë kompaninë AstraZeneca të mbajtur më 3 dhjetor 2020.

Në regjistrim, shefi i kompanisë, Pascal Soriot tha se njerëzit me mangësi imune nuk duhet ta bëjnë ‘vaksinën’. Kjo bie ndesh me udhëzimet e zyrtarëve shëndetësorë si Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Soriot sugjeroi gjithashtu se trajtimi me antitrupa ishte shpesh një alternativë më e mirë. Megjithatë, qeveria amerikane dhe të tjerët kanë bllokuar trajtimet e antitrupave monoklonale. Herë pas here, qeveritë dhe kompanitë e mëdha farmaceutike kanë predikuar vaksinimet universale si e vetmja mënyrë efektive për të luftuar Covid-in.

“Sikurse nëse keni një sëmundje imune, lupus ose ndonjë gjendje tjetër imune, ose sklerozë të shumëfishtë, nuk mund të vaksinoheni. Pra, ka miliona njerëz në botë që do të kenë nevojë për një mbrojtje që nuk mund të vijë nga një vaksinë. Pra, trajtimi me antitrupa ka potencial të madh.” – tha Soriot.

Duke shtuar, ‘antitrupi me veprim të gjatë është mjaft unik sepse ky është i vetmi kombinim që potencialisht do të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, deri në 12 muaj dhe do t’i mbrojë njerëzit për një periudhë të gjatë kohore’.

Në udhëzimin e publikuar më 16 mars 2022, OBSH ripohoi qëndrimin e saj se vaksina AstraZeneca është e sigurt për njerëzit me imunitet të kompromentuar.

“Duhet të theksohet se regjimi i plotë me dy doza të kësaj vaksine besohet të jetë më mbrojtës ndaj varianteve shqetësuese sesa vetëm një dozë e vetme.” – thuhet në udhëzimin e OBSH-së.

“Për më tepër, SAGE [Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve] rekomandon që personave me imunitet të kompromentuar rëndë ose me imunitet mesatarisht të komprometuar duhet t’u ofrohet një dozë shtesë vaksine.”

James O’Keefe i Project Veritas pyet: “Nëse CEO i një prej kompanive farmaceutike më të mëdha në botë e kuptoi që në vitin 2020 se trajtimet me antitrupa janë të nevojshme për personat me imunitet të dobësuar, pse qeveritë në mbarë botën i kanë bërë të detyrueshme vaksinat kur miliona njerëz janë në rrezik nëse i bëjnë?

*Nëse videoja hiqet nga YouTube, mund ta shikoni KËTU.

 Daily Expose

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix18 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix18 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet18 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore18 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix18 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix18 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar18 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix19 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal19 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook