Lidhu me ne

Radar

Berisha tha se është “e preferuara” e PS për Presidente/ Kush është Vali Bizhga, bashkëpunimi i hershëm me Ramën

Berisha tha se është “e preferuara” e PS për

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe tha se socialistët dëshirojnë Vali Bizhgën në këtë post.

“A e dini se kush ka dalë nga zarfat emri më i përfolur? Sipas statistikave të Ramës, 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Çfarë mund të presësh tjetër. Ndërkohë që emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Prisni e-mailet e shoqërisë civile. U ndala për të theksuar se sa qesharak dhe jo transparent e bëri Rama një proces kushtetues”, tha Berisha. 

Kush është Vali Bizhga

Kryeministri Edi Rama bëri me dije më 19 gusht të vitit 2013 se Bizhga do të ishte drejtoresha e kabinetit të kryeministrit. Asokohe ai bëri me dije se kishte punuar me Bizhgën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Kryeministri ka thënë se Bizhga ka luajtur rolin kyç në fushatën që solli në pushtet Ramën në 2013-ën. Nga nënkryetare e Bashkisë Tiranë te një pozicion shumë i rëndëishëm në kryeministri, Bizhga ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së mediave.

“Është kënaqësi dhe nder t’ju prezantoj Drejtoren e Kabinetit tim në kryeministri, Vali Bizhgën. Me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas Drejtore të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë. Por kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të Drejtorit Ekzekutiv të fushatës”, shkruante Rama në rrjetet sociale në 2013-ën.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook